Agjencia Zhurnal.mk
Shqipëri

Përgjimet e Ndrangheta-s/ PD iu përgjigjet akuzave të Ballës: Përpjekjet e tua, patetike

Ish-deputetja demokrate, Jorida Tabaku iu është përgjigjur akuzave të numrit dy të socialistëve, Taulant Balla, në drejtim të Ilir Metës dhe Lulzim Bashës mbi përgjimet e mafias italiane.

Tabaku deklaroi se kryeministri Edi Rama po shmang përgjigjet e vërteta.

“Ata e dinë se sa thellë janë futur në këtë biznes me mafian. Kundrejt rryshfetit 20%, Edi Rama dhe kukulla e tij në bashki e kanë shndërruar vendin në një parajsë për pastrimin e parave, duke dhunuar ligjin dhe duke shkatërruar konkurencën. Përgjimet e antimafias italiane janë një provë më shumë se Rama dhe njerëzit e tij shqetësohen vetëm për veten dhe jo për popullin shqiptar. • Ata po trefishojnë pasurinë e tyre, ndërsa ekonomia shqiptare po kolapson. • Ata bëjnë biznes me mafian në vend që të krijojnë vende pune për qytetarët. • Ata hanë darka luksoze në Dubai, kur vendi është i përmbytur. Mafia dhe lavatriçja e parave të pista prodhon vetëm shkatërrim, dhe mjerim për çdo familje që jeton me punë të ndershme.”

Sipas saj, vëmendja dhe synimi i kësaj i qeverisë nuk është barazia apo konkurenca, por korrupsioni dhe monopoli.

“Këto 8 vjet të Edi Ramës në pushtet na kanë mësuar një gjë: Se kjo është një qeveri që kujdeset vetëm për vete dhe paratë e saj.”

Ndër të tjera, ajo garantoi se në 25 prill, do të marrë fund historia e një qeverie që punon për “20%-shin e mafias dhe të korrupsionit”.

“Përpjekja patetike nga Taulant Balla nuk do të funksionojë. Kjo është ajo që ata bëjnë.  Ata dështojnë. Ata korruptojnë. Ata marrin paratë tuaja dhe i fusin në xhepat e tyre. Ne do ta ndryshojmë këtë!”

Postime të ngjashme

Muaji i hapur i vaksinimit/ Rama thirrje qytetarëve: Shfrytëzoni mundësinë!

D V

Normalizohet situata në Gjrokastër, Peleshi: Të gjithë vatrat e zjarrit janë eliminuar

D V

Universiteti i Tiranës apel studentëve për vaksinim: Të garantojmë vit akademik normal

D V

Zjarret në vend, Basha nxjerr fotot: Punonjësit e emergjencave dhe ushtria me mjete rrethanore, Rama përdor helikopterin e ushtrisë për udhëtime

D V

Zjarret në Gjirokastër, ndihmë ajrore nga Gjermania

D V

Viktima e parë nga zjarret në Shqipëri, reagon Basha, akuzon Ramën

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...