Agjencia Zhurnal.mk
Shqipëri

Përgjimet për Ndrangheta-n/ Balla: Emrat e përmendur i keni në Presidencë, eurodeputeti mik i Lulzim Bashës

Numri 2 i PS Taulant Balla foli edhe për përgjimet e anti-mafias italiane për mediat pas mbledhjes së PS. Duke komentuar përgjimet e antimafias italiane, në të cilat përmendet me emër edhe eurodeputeti Lorenzo Cesa, si personi që koordinon ndërhyrjet e nevojshme në Tiranë me qëllim garantimin e tenderave, koncecioneve dhe lejeve të ndërtimit, Balla tha se këtë të fundit kreu i PD e njeh shumë mirë.

“Sa për përgjimet mund t’ju them që europdeputeti që përfshihet ose përmendet është mik i vjetër i Lulzimit, shkoni pyeteni, atë, se e ka pritur në zyrë ai e ka takuar dhe në Romë.

Ata që janë përmendur me emra i keni në Presidencë. për të tjerat duroni dhe dëgjoni. SPAK do bëjë verifikimet e veta dhe do t’i shkojë deri në fund. Kjo është një çështje ne hetim”, tha Balla.

Pyetjet e plota nga gazetarët

Keni diskutuar përgjimet e antimafias italiane sa i përket kërkesës së disa përfaqësuesve të mafias për t’u perfshirë në ndërtimet në Tiranë? A është e shqetësuar mazhoranca se paratë e Ndragheta mund të kenë depërtuar në Shqipëri?

Balla: Siç e dini, unë jam kryetari i delegacionit shqiptar në Parlamentin Evropian dhe mund t’ju them me bindje të plotë që eurodeputeti që përmendet, është një mik i vjetër i Lulzim Bashës. Shkoni pyeteni Lulzimin, e ka pasur në zyrë, e ka takuar dhe në Bruksel e Romë. Mund t’jua sqarojë

Po për 20% që përmendet sa i takon Bashkisë?

Balla: Edhe për këtë mund ta pyesni Lulzimi e njeh shumë mirë konceptin.

Kreu i SPAK ka deklaruar se do kontaktojë me autoritetet italiane për të parë nëse do nisin hetimet në Shqipëri…

Balla: Është gjë shumë e mirë, të bëhen hetime të thella e të plota. Ajo që po ju them meqë bëhet fjalë për një eurodeputet me emër, ju them pyeteni se e kanë pasur dhe në zyrë

Ju njihni ndonjë biznesmen me emrin Nik që fiton tendera në Shqipëri?

Une besoj se isha i qarte. Si politikan meqë është përmendur një politikan italian, nëse hyni në këto historira, ata që janë përmendur realisht me emër i keni në Presidencë.

Po se përmendet bashkëshorti i një drejtoreshe në Qeveri.

Balla: Te lutem, i keni dhe miqtë e kryetarit të opozitës.

 Edhe dhëndrin e partisë?

Balla: Për të tjera duroni dhe dëgjoni. Ajo që unë përshëndes është fakti që prokuroria speciale anti korrupsion do bëjë verifikimet e duhet t’i shkojë padyshim deri në fund kësaj çështje, por është çështje që po hetohet nga organet e drejtësisë së vendit fqinj e unë s’dua të hyj.

Postime të ngjashme

Këshilltari gjerman i Bashës i shkruan ambasadores Yuri Kim: Berisha ka bërë shumë për perëndimin dhe Shqipërinë, ai është një njeri i SHBA dhe BE dhe s’ka lidhje me krimin

D V

Shqipëri, temperaturat gjatë ditëve të ardhshme pritet të shkojnë deri në 43°C

D V

Ministria e Shëndetësisë konfirmon mbërritjen e variantit “delta” të COVID në Shqipëri

D V

Situata e Covid 19 në vendin tonë; Rastet e reja në 24 orët e fundit

D V

Varianti “Delta” hyn në Shqipëri, reagon Manastirliu: Vaksinimi, arma më e fuqishme

D V

Rama pas aksidentit në Kroaci: Fatkeqësi pikëlluese për humbjen e vëllezërve dhe motrave nga Kosova

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...