Agjencia Zhurnal.mk
Bota

Përgjohet Vuçiq, vihen në aksion shërbimet e inteligjencës serbe

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka zbuluar se ai ishte përgjuar për një vit e gjysmë.

Në një intervistë për “Kurir”, ai gjithashtu tha se e dinte kush qëndron pas saj dhe se besonte se autoritetet kompetente do ta hetonin këtë.

Ekspertët e sigurisë thonë se është i nevojshëm një hetim urgjent dhe i plotë, raporton gazeta serbe.

Vuçiq gjithashtu deklaroi se ka si prova për pretendimet e tij – bisedat e tij të regjistruara.

Sipas “Kurir”, përgjimi i presidentit të një vendi është krim i rëndë dhe përpjekje për ta përmbysur rendin kushtetues.

Ministri i Brendshëm serb, Aleksandar Vulin deklaroi sot se shërbimet janë duke punuar në hetimin e kësaj çështje.

“Vuçiq nuk e tha atë për hir të marketingut politik, por sepse është e vërtetë. Presidenti tha të vërtetën dhe na takon neve ta konfirmojmë atë të vërtetë”, i tha Vulin TV Prvas, duke shtuar se shërbimet kompetente e informuan Vuçiqin për këtë.

Postime të ngjashme

SHBA, zhduket gripi mes pandemisë së COVID-19-s

T E

Arriti në Gjermani para 6 vjetësh, tani emigranti kërkon të bëhet deputet

T E

OBSH: Mbi 850 mijë vdekje në të gjithë Evropën

T E

Ndërhyn Putin: Tensione në Armeni – dorëheqje, raketa … presidenti ka tre ditë

T E

Albin Kurti reagon për sulmin ndaj gazetarit, Visar Duriqi

T E

Rriten numrat me Covid-19 në Itali, disa qytete rrezikojnë mbylljen

T E

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...