Maqedoni TOP LAJM

Përhapja e virusit korona, në çerdhe respektohen masat kundër “Covid-19”

Zhurnal Ads

Shkup, 3 tetor – Përhapja e virusit korona mund të ndodh gjithkund ku nuk respektohen masat, pa marrë parasysh se a bëhet fjalë për çerdhe apo për shkolla. Kështu vlerëson drejtori i qendrës për shëndet pubik dhe sipas tij në çerdhe kemi raste individuale të cilat janë infektuar nga shtëpitë e tyre meqë në këto institucione parashkollore masat respektohen. 

“Tani për tani mendoj se mirë është gjendja me çerdhet ndoshta se fëmijët janë të vegjël dhe më shumë i dëgjojnë edukatoret sesa tinejxherët, po shifrat në përgjithsi nuk janë optimiste. Poashtu kemi konstatuar në Komisionin për sëmundje ngjitëse se nëse nuk shkojnë fëmijët në qëndrim tërditor do të ketë rrezik më të madh se kush do i çon kush do i kthen në shtëpi. Për momentin do mundohemi meqenëse fëmijët janë deri në ora 11 në shkollë të kenë qëndrimin deri në ora 3 sepse ku do shkonin përndryshe në rrugë, pa maska mbrojtëse, do të shoqërohen andaj e keqe e patjetërsueshme ishte të lëshohen qëndrimet tërditore” – tha Drejtori i Qendrës për Shëndet publik, Aleksandar Stojanov.

Në pyetjen se çfarë do të ndodh kur virusi korona do të ndërlidhet me gripin sezonal, meqenëse simptomat janë të ngjashme, Drejtori Stojanov konsideron se meqenëse pasqyra klinike është e njejtë duhet të bëhet strishoja.

“Patjetër duhet të bëhen testimi apo strishotë dhe tani do të furnizohemi me testime që në të njejtën kohë do të bëjnë dallimin mes influencës dhe gripit, që pak do të na e lehtësojnë punën por për të  dyja rastet masat për mbrojtje janët njejtat” – tha Aleksandar Stojanov.

Epidemiologu Stojanov u bën thirrje qytetarëve të vaksionen për tu mbrojtur nga gripi sezonal përderisa ta presim vaksinimin kundër virusit korona dhe se cilat kategori do të pranojnë kët vaksinë mbetet të bëhen analiza shtesë. Vaksinimi  kundër mund të pritet në pranverë, ndërsa vala e virusit korona pritet të jetë në muajt janar – shkurt.

Postime të ngjashme

Nefrologjia e stërmbushur me pacientë të infektuar dhe me veshka të dëmtuara, disa futen dhe në dializë

Z H

Pengesa të shumta në mësimin online

T E

Mësimi online nuk do të nisë në shumë shkolla, shkak mungesa e pajisjeve

T E
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...