Agjencia Zhurnal.mk

Perime të ndotura nga metalet e rënda, deponia e Velesit nga 1 qershori dislokohet në Malajzi

Veles, 18 maj – Domate, speca, lakra, tranguj dhe perime të tjera me rrënjë të gjata deri në 40 centimetra janë të ndotura, tregon hulumtimi për kultura kopshtore i Organizatës Joqeveritare “Vila Zora”. Bimët që kanë rrënjë të thella siç është molla, dardha dhe rrushi, nuk janë të ndotura. Nenad Kociq nga kjo organizatë, thotë se janë dekontaminuar pesë hektarë tokë. Dekontaminimi do të bëhet edhe në tre vitet e ardhshme.

Toka në rajonin  e Velesit është e ndotur me metale të rënda si pasojë e punës 30 -vjeçare të shkritores për plumb dhe zink. Si pasojë e kësaj, kemi ndotje historike me metale të rënda, kryesisht me plumb dhe kadmium, metale këto të cilat janë të rrezikshme dhe të dëmshme për shëndetin e njerëzve. Megjithatë, këtu përshihen edhe metale të tjera siç janë zinku, zhiva, arseniku dhe të tjera që kanë qenë në xeheror i cili është shkrirë dhe lëshuar në ajër, e të cilat pastaj janë akumuluar në tokë. Nenad kociq
OJQ “Vila Zora”

15 vjet pas mbylljes së Kombinatit Metalurgjik “Zlletovë”, pasojat edhe janë të dukshme. Në formë deponie, ka rreth një milion ton metale të rënda.

-Kjo kodër e zezë paraqet kancer për banorët e Velesit. Është e krijuar nga metalet e rënda, ndërsa është larg vetëm 500 metra nga qyteti”.

Profesori Trajçe Stafillov, thotë se hulumtimet kanë treguar se rreth 15 kilometra katrorë tokë në qytet dhe rrethinë janë ndotur mbi vlerat e lejuara, sipas standardeve evropiane.

Çdo shtet përcakton vlerat e veta të ashtuquajtura përqendrime maksimale të lejuara, mbi të cilat produktet definohen si të kontaminuara dhe ndalohet konsumimi i tyre. Ne nuk kemi rregullore të tilla. Këto perime të prodhuara në këtë rajon i tejkalojnë vlerat e kufizuara, disa prej tyre madje edhe për disa herë mbi nivelin e lejuar. Por, autoritetet kompetente ende nuk kanë ndërmarrë masa për ta ndaluar konsumimin, respektivisht përdorimin e këtyre perimeve.  Trajçe Stafillov, Profesor Universitar

Ministria e Mjedisit Jetësor bashkë me Ministrinë e Ekonomisë qysh në vitin 2016 ia ka dhënë koncesionin kompanisë “Eko Centar 97” për eksploatimin e deponisë. Drejtori i kompanisë Vllado Momirovski, thotë se nga 1 qershori do të instalohen pajisje për dislokimin e deponisë në Malajzi. Përveç Velesit, hulumtimet kanë treguar se edhe Tetova, edhe Kavadari kanë tokë të ndotur.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

T E

Lajmet e fundit

Loading...