Perinski në takim me kryetarët e Rajonit malor juglindor

nga Xh M

Shkup, 10 korrik – Ministri i Pushtetit Lokal, Zllatko Perinski, sot pati takim me kryetarët e Rajonit planor juglindor, në të cilin është informuar për nevojat prioritare të komunave dhe qytetarëve, si dhe në gatishmërinë e autoriteteve lokale, të realizojnë projekte më të mëdha infrastrukturore.

Siç theksohet në komunikatën e pres shërbimit të Qeverisë, ministri Perinski, theksoi se Qeveria në vazhdimësi do t’i mbështesë komunat, mer qëllim që në çdo komunë në çdo vendbanim, të sigurohen kushtet themelore për jetesë dhe të përmirësohet cilësia e shërbimeve për të gjithë qytetarët.

“Ne dëshirojmë që çdo qytetar të ketë kushte të mira jetese në qytetin e tij, në fshatin e tij dhe të ndërtojë perspektivën për familjen e tij atje. Secila komunë, secili rajon planor ka potencialet e veta, të cilat me mbështetjen e Qeverisë mund të vihen në funksion të zhvillimit dhe përmirësimit të kushteve të jetesës dhe punës së qytetarëve”, tha Perinski.

Perinski, siç theksohet në komunikatë, ka marrë bindje se ata janë të gatshëm, ka projekte të gatshme me dokumentacion të plotë projektues dhe se do të aplikohen projekte, të cilët do të kenë ndikim të drejtpërdrejtë të jetesës së qytetarëve.

Ministri Perinski paralajmëlroi se menjëherë pas ribalancit të Buxhetit do të publikohet thirrje për financimin e projekteve të mëdha infrastrukturore në komunat, në çka tashmë punohet në Ministrinë e Qeverisjes Lokale.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More