Agjencia Zhurnal.mk
Sport

Periudhë e keqe për Cityn, Fernandinho shtohet në listën e të lënduarve

Pep Guardiola ka treguar kohëzgjatjen e mungesës së Fernandinhos, pasi braziliani u lëndua në ndeshjen e Ligës së Kampionëve kundër Portos.

Skuadra angleze e nisi në mënyrën më të mirë fazën grupore të garës evropiane duke fituar me rezultat 3-1 në Etihad Stadium.

Mirëpo, aspekti negativ i të mërkurës mbrëma, ishte Fernandinho, i cili hyri në fushë në minutën e 84 dhe pësoi një lëndim në këmbë pa përfunduar takimi.

Në këtë mënyrë, braziliani i është bashkuar listës së gjatë të të lënduarve, ku ndodhen emra, si Kevin de Bruyne, Gabriel Jesus, Nathan Ake, Benjamin Mendy e Aymeric Laporte.

“Lajm i keq, në vendin ku ka qenë i lënduar (më herët). Do të mungojë një kohë të gjatë. Ka ndodhur”, është shprehur Guardiola për BBC.

Më pas në konferencën për shtyp, trajneri ka thënë se mesfushori mund të mungojë nga katër deri në gjashtë javë. /Telegrafi/

Postime të ngjashme

Ramosi dhe Vasquezi mund të largohen si lojtarë të lirë

Z H

Chelsea heq dorë nga lojtari që Lampard “ngulte këmbë”

Z H

Pasuria e Maradona-s/ Dy kasaforta i ka në Dubai, askush s’mund t’i hapë

Z H

Mirel Josa prezantohet si trajner i Kukësit dhe shpall objektivat e sezonit

Z H

Prezantohet fanella speciale e Barcelonës e dizajnuar nga Carles Puyol

Z H

Arsenali kërkon nga tifozët një moment për paraqitjen e Xhakës ndaj Southamptonit

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...