Agjencia Zhurnal.mk
Kuriozitete

Përjashtimet për qentë, kanadezja del me burrin në qafore për të shmangur kufizimet e COVID-19

Zhurnal Ads

Një çift në Kanada janë gjobitur për shkelje të kufizimeve të COVID-19 pasi gruaja u kap duke “nxjerrë për ajrosje” burrin e saj me litar e qafore, njoftonin mediat vendase.

Sipas raportimeve gruaja i tha policisë se po “nxirrte për xhiro qenin e saj” rreth shtëpisë së tyre në qytetin Sherbrooke, në provincën e Quebec.

Në fundjavë kjo provincë vendosi mbylljen gjatë orëve të natës nga ora 20:00 deri në 05:00, por i vetmi përjashtim i lejuar është nxjerrja e qenit në perimetrin afër shtëpisë.

Çifti u pikas nga policia rreth orës 21:00 të shtunën, pak pasi kishin hyrë në fuqi rregullat e reja.

Për t’u justifikuar ata i thanë oficerëve se po ndiqnin rregullat për qentë e shtëpisë, por zëdhënësja e policisë Isabelle Gendron, tha për të përditshmen lokale ‘La Tribune’ se çifti “nuk dëshironte fare të bashkëpunonte me policinë”.

Prandaj ata ishin gjobitur secili me 1,546 dollarë kanadezë ($1,212).

Policia në Quebec thotë se ka lëshuar 750 fletë gjobash për shkelje të rregullave të koronavirusit në javën e parë të mbylljeve.

Dje kryeministri i krahinës François Legault u bëri thirrje rezidentëve të respektojnë rregullat e distancimit social dhe paralajmëroi se gjendja në kryeqytetin e provincës, Montreal është kritike. /tch/

Zhurnal Ads
Zhurnal Ads

Postime të ngjashme

Kishte porositur PS5, por në vend të tij i erdhi një qese me oriz

S.B.

Burri nga India “gdhendi” kanalin 5 kilometra të gjatë, për të ujitur fushat e thara – i vetëm për dhjetë vjet

admin

Kinë, Shangai vlerësohet si qyteti më inteligjent në botë

R ZH

Dita e sotme 11/11 është një datë magjike

S.B.

Një dorëshkrim i pabotuar zbulon përpjekjen e Isaac Newton për të deshifruar sekretin e piramidave egjiptiane dhe apokalipsin biblik

S.B.

78 vjeçari mposht të rinjtë në “Counter-Strike”, shpallet kampion (VIDEO)

Z H
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...