Kushtet atmosferike në vend, sipas parashikimeve, do të përkeqësohen ndjeshëm në orët në vijim, ndërsa për pasojë është pezulluar për mbrëmjen e sotme (3 tetor) lundrimi i trageteve nga Porti i Durrësit drejt Barit. Autoriteti Portual Durrës njofton se lundrimet do të rinisin ditën e nesërme.
“Referuar parashikimeve të Autoriteteve detare për përkeqësim të kushteve të motit, mbrëmjen e sotme (dt.03.10.2024) nuk do të ketë lundrime të trageteve nga Porti i Durrësit drejt Portit të Barit. Tragetet do të nisen drejt Barit(Itali) mëngjesin e ditës së nesërme(04.10.2024)”, thuhet në njoftim.
Për shkak të përkeqësimit të kushteve të motit, Kapitaneria e portit të Vlorës pezulloi për dy ditë lundrimin e mjeteve të vogla të peshkimit.