Agjencia Zhurnal.mk
Shqipëri

Përkeqësimi i situatës nga koronavirusi dhe hapja e spitalit Covid3, Manastirliu del me thirrjen e fortë

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka konfirmuar hapjen e spitalit Covid 3 në QSUT, pas plotësimit të kapaciteteve të dy spitaleve të parë me pacientë të infektuar nga koronavirusi.

Në një postim në rrjetet sociale, Manastirliu i bën thirrje qytetarëve të respektojnë rregullat në mënyrë që të shmangin përhapjen e infeksionit.

“Të bëjmë të gjithë nga pak për të shmangur përhapjen e infeksionit, duke respektuar rregullat: #Maska; #Distanca; #Higjiena”, shkruan ajo.

Siç e kishim thënë, pas plotësimit të vendeve në spitalet Covid-1 dhe Covid-2, kemi hapur Spitalin Covid-3, në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”.

Covid-3 ka të gjitha pajisjet e nevojshme dhe standartet për trajtimin e të sëmurëve me Covid-19, ndërkohë që drejtohet nga një ekip i kualifikuar dhe me shumë eksperiencë mjekësh, të spitalit infektiv dhe të strukturave tona të shërbimit shëndetësor.

Që nga fillimi i pandemisë, nuk e kemi ndërprerë për asnjë moment trainimin e personelit infermieror, që do të shërbejë në spitalet tona Covid. Të sëmurëve në Covid-3 do u shërbejë gjithashtu një ekip infermierësh të trainuar dhe me eksperiencën e përftuar duke u shërbyer pacientëve gjatë periudhës së pandemisë.

Siguroj qytetarët shqiptarë se nuk e kemi ndalur dhe nuk do t’a ndalim asnjë çast punën dhe për t’i ofruar çdokujt që ka nevojë, shërbimin më të mirë të mundshëm mjekësor.

Dhe në fund, si gjithmonë, kam një lutje:

Të bëjmë të gjithë nga pak për të shmangur përhapjen e infeksionit, duke respektuar rregullat:
#Maska; #Distanca; #Higjiena

Postime të ngjashme

Jorida Tabaku: Lulzim Basha do ta udhëheqë vendin drejt një ekonomie më të fortë. Me programin e PD fitojnë të gjithë

S.B.

Sulmoi programin e PD, Bardhi i përgjigjet Ramës: Qetësohu! Ky është vetëm fillimi!

S.B.

Manastirliu në Kuvend: Kemi kontraktuar doza vaksinimin për 800 mijë qytetarë

S.B.

Shqipëri, Kuvendi miraton 5 Akte Normative

S.B.

Të shtëna me armë zjarri në Mamurras, plagoset 60-vjeçari

S.B.

“Masa që Shqipëria të mos plaket”, Rrushaj: Rreth 30 mijë familje të reja përfitojnë pagesë për fëmijët. Ja sa do të shkojë paga e mjekëve dhe infermierëve

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...