Shëndeti i kritikut të Kremlinit, Alexei Navalny po përkeqësohet dhe ka filluar të humbë ndjenjat në këmbët dhe duart e tij, thotë avokati i Navalny, Vadim Kobzev.
Shëndeti i kritikut të Kremlinit, Alexei Navalny po përkeqësohet dhe ka filluar të humbë ndjenjat në këmbët dhe duart e tij, thotë avokati i Navalny, Vadim Kobzev.
Ai thotë po ashtu se Navalny, i cili është i dënuar për përvetësim, është diagnostifikuar me dy hernie spinale.
Në javën e kaluar, Alexei Navalny filloi grevën e urisë në kërkim për trajtim më të përshtatshëm për dhimbje të shpinës dhe këmbëve.
Në anën tjetër, Shtëpia e Bardhë tha se raportet për përkeqësimin e shëndetit të tij janë shqetësuese.
Avokati Kobzev, i cili vizitoi Navalny të mërkurën shkroi në Twitter:
“Alexei po ecë, por ai ndjen dhimbje gjatë ecjes. Prandaj është shqetësuese që sëmundja e tij po përparon duke humbur ndjenjat në këmbë, duar dhe nyje”.
Në fillim të javës, Navalny 44 vjeçar është shtruar në spitalin e burgut në Pokrov me simptome të sëmundjes respiratore dhe është ankuar për kollitje dhe temperaturë të vazhdueshme.