Përleshje fizike në Gjilan, theret me thikë një i mitur

nga D V

Tre të mitur pas një mosmarrëveshje janë përleshur në mes vete, ku njëri ka të dyshuarit e kishte therur me mjet të fortë (thikë) të miturin tjetër.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të enjten rreth orës 12:10, në Gjilan.

Tutje bëhet e ditur se pas intervistimit me vendim të prokurorit të rastit procedohet në procedurë të rregullt.

“Është raportuar se tre të dyshuar meshkuj kosovarë të mitur pas një mosmarrëveshje janë përleshur në mes vete, ku njëri nga të dyshuarit e kishte therur me mjet të ftohtë viktimën mashkull kosovar i mitur. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Pas intervistimit me vendim të prokurorit rasti procedohet në procedurë të rregullt”, thuhet në raport.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More