Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar katër persona pasi të njëjtit dyshohet se pas një mosmarrëveshje janë sulmuar, rrahur mes vete.
Rasti ka ndodhur të enjten në ora 10:00.
“Janë arrestuar katër të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që të njëjtit dyshohet se pas një mosmarrëveshje janë sulmuar-rrahur mes vete ku dhe si pasoj njëri prej tyre ka pësuar lëndime trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor”, thuhet në raport.
Në vendin ngjarjes nga të njëjtit, si prova materiale janë gjetur dhe konfiskuar: dy pistoleta, një gëzhojë, katër fishekë, një sëpatë dhe dy thika.
Të dyshuarit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit njëri prej tyre është dërguar në mbajtje, ndërsa të tjerët janë liruar.