Agjencia Zhurnal.mk
Kronika Maqedoni

Përleshje me armë, 2 të plagosur, njëri në gjendje më të rëndë

Zhurnal Ads

Shkup, 14 janar – Zhurnal.mk – Dy persona nga fshati Lubosh i Shkupit janë plagosur pas një përleshjeje me armë zjarri. Ngjarja ka ndodhur disa minuta pas mesditës së sotme. Dëshmitarët okularë kanë treguar se të shtëna ka pasur edhe para spitalit “Shën Naumi i Ohrit” në qendër të Shkupit, përkatësisht i njohur si Spitali i Qytetit.

Nga MPB konfirmojnë se sot në ora 13:04 në SPB Shkup u denoncua se para një ndërtese biznesi në fshatin Lubosh të Shkupit kishte pasur konfrontim mes K.N dhe K.H nga njëra anë, dhe N.R. dhe M.R nga ana tjetër, ku janë përdorur edhe armë zjarri.

“Pas lëndimeve të mara K.N. dhe M.R, janë u transferuar në Spitalin e Përgjithshëm të Qytetit “Shën Naumi i Ohrit” për trajtim mjekësor. Të katër personat janë siguruar, bashkë me automjetet dhe armët e tyre, e pasi çështja të sqarohet dhe dokumentohet plotësisht, do të bëhet një paraqitje e duhur”, thonë nga MPB.

Për momentin para Spitalit të Qytetit vërehet numër i madh i policisë të cilët janë ende të pranishëm para spitalit, duke kontrolluar vendin e ngjarjes. Një veturë është me dritare të thyera dhe afër automjetit gjendet një pistoletë./TV21

Zhurnal Ads
Zhurnal Ads

Postime të ngjashme

Vrasja e Armando Baboçit në Durrës, arrestohet Enrik Gjini

S.B.

VMRO-DPMNE: Pushteti që moti e ka humbur kontrollin mbi pandeminë

E.E.

1068 të shëruar dhe 929 raste të reja me Covid 19

T E

Restorantet kanë nisur rezervimet për dasmat për vitin e ardhshëm

T E

Alarmante/445 raste të reja, 9 të vdekur dhe 77 të shëruar, bilanci i fundit me Covid 19

T E

Filantropi Lazim Destani dhe deputeti i Bundestagut Beyer diskutojnë mbi Ballkanin Perëndimor

T E
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...