Shkup, 19 gusht – Sonte të shtëna armësh janë dëgjuar në lagjen Hasanbeg të Shkupit.
Sipas informacioneve fillestare jozyrtare, një person i plagosur është dërguar në Spitalin e Përgjithshëm të qytetit.
Të shtëna me armë zjarri në drejtim të një automjeti në lëvizje, në të cilin ndodheshin dy persona. Më shumë detaje priten nga Ministria e Brendshme.