Përmbyllen festivalet “Rising Star” dhe “Mollëkuqet”, Morina-Bunjaku: Gjilani vazhdon të mbetet kryeqendër e kulturës

nga D V

Është përmbyllur festivali ndërkombëtar “Rising Stars”- edicioni i 7-të dhe edicioni i 11-të i Festivalit Mbarëkombëtar të Muzikës “Mollëkuqet”, festivale këto të udhëhequra nga drejtoresha Arta Haziri-Nuhiu.

Gjatë këtij festivali janë ndarë çmimet, derisa çmimin kryesorin në festivalin “Rising Start”, e rrëmbeu Elena Popova nga Bullgaria.

“Çmimi kryesor “Grand Prix” nga edicioni i 7-të i Festivalit Ndërkombëtar të Muzikës “Rising Stars” u nda për Elena Popova nga Bullgaria, duke e bërë këtë edicion edhe më të veçantë”, thuhet në njoftim.

Ndërsa, vendin e parë të Festivalit Mbarëkombëtar të Muzikës “Mollëkuqet” e fitoi Ilenia Llanaj, nga Shqipëria.

“Vendin e parë në edicionin e 11-të i Festivalit Mbarëkombëtar të Muzikës “Mollëkuqet” e fitoi Ilenia Llanaj nga Shqipëria, e cila me performancën e saj të shkëlqyer arriti të impresionojë të gjithë pjesëmarrësit”, thuhet tutje në komunikatë.

Nënkryetarja Leonora Morina Bunjaku, në emër të kryetarit të Gjilanit, Alban Hyseni, tha se Gjilani vazhdon të mbetet kryeqendër e kulturës, derisa theksoi se këtë më së miri po e tregojnë këto festival dhe të tjerët të mbajtur më parë.

Morina-Bunjaku tha se komuna vazhdon me përkrahje të aktiviteteve kulturore.

Nga ana tjetër drejtoresha e festivalit, Arta Haziri-Nuhiu, tha se pavarësisht vështirësive, rëndësia e këtij eventi, ishte thelbësore për të ofruar një mundësi për artistët dhe për të mbështetur kulturën.

Ajo tregoi se ky aktivitet kishte për qëllim promovimin talentëve muzikor dhe të pasurojë kulturën tonë, duke ofruar një platformë mbarëkombëtare.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More