Agjencia Zhurnal.mk

Përmbyset autobusi në Iran, të paktën 20 të vdekur

Të paktën 20 persona e kanë humbur jetën pasi një autobus pasagjerësh u përmbys në veri të Iranit, transmeton Anadolu.

Rrjeti televiziv shtetëror “Press TV” raportoi se incidenti ndodhi derisa autobusi po udhëtonte nga kryeqyteti Teheran për në Gonbad-e Kavus në provincën Mazandaran, duke shkaktuar vdekjen e të paktën 20 personave dhe lëndimin e 23 të tjerëve.

Të lënduarit u dërguan në spitalet e afërta për trajtim.

Përafërsisht 20 mijë njerëz vdesin në aksidente trafiku në Iran çdo vit. Ngasja jashtë rregullave dhe tejkalimi i shpejtësisë janë arsyet kryesore të aksidenteve në vend.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Z H

Lajmet e fundit

Loading...