Agjencia Zhurnal.mk
Bota

Përmbytet anija, transportonte emigrantë të paligjshëm drejt Italisë, humbin jetën 43 persona

Një anije e cila po transportonte emigrantë drejt vendeve të Europës gjatë ditës së sotme është përmbysur në Detin Mesdhe e për pasojë humbën jetën 43 persona.

Organizata Ndërkombëtare për Emigracionin ka njoftuar për përmbytjen e anijes ku ka thënë se ishte katastrofa e parë detare në 2021.

Mësohet se viktimat janë emigrantë të paligjshëm të cilët po tentonin të kalonin nga Afrika Veriore për në Itali.

Sipas mediave të huaja, shpesh Mesdheu është bërë dëshmitar i tragjedive të ngjashme ku pothuajse çdo ditë nga brigjet e Libisë nisen qindra emigrantë për në Perëndim.

Vitet e fundit Bashkimi Europian ka bashkëpunuar me rojet bregdetare të Libisë dhe grupe të tjera lokale për të ndaluar kalime të tilla të rrezikshme në det.

Postime të ngjashme

Italia në alarm nga mutacioni i ri: Fëmijët e kopshteve dhe shkollave po injektojnë në masë familjet e tyre

T E

Falsifikoi rrëmbimin e tij për të shmangur shkuarjen në punë

T E

Sllovakia zgjat gjendjen e jashtëzakonshme

T E

Siria dënon sulmet amerikane kundër milicive pro-iraniane

T E

Në dyshim plani i Netanyahut për t’u dhuruar vaksina shteteve mike

T E

Ish-mbreti spanjoll paguan 4.4 milionë euro, pas skandaleve

T E

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...