Agjencia Zhurnal.mk

Përmbytet Fieri, dhjetëra hektarë nën ujë

Reshjet intensive të rëna gjatë kësaj të enjteje kanë përmbytur disa akse rrugore dhe me dhjetra hektarë tokë në Fier.

Pamjet tregojnë segmentin rrugor Fier-Patos, i cili u pushtua nga uji pas shiut që ra ditën e sotme.

Ndërsa rreth 15 hektarë tokë bujqësore janë përmbytur nga reshjet e dendura të shiu në Fier.

Ngjarja ka ndodhur në zonën e Zharrës në Patos, ku sipas burimeve zonat e përmbytura përfshijnë përveç tokave bujqësore edhe sera duke shkaktuar dëme te të mbjellat e banorëve.

Lidhur me rastin Bashkia e Patosit ka ngritur Grupin e Emergjencave Civile për verifikimin e gjendjes dhe marrjen e masave të nevojshme.

Në Zharrëz gjithashtu është përmbytur edhe një pulari.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

T E

Lajmet e fundit

Loading...