Të paktën 33 persona e kanë humbur jetën si pasojë e përmbytjes së një varke pasagjerësh në Liqenin Albert që transportonte udhëtarë nga Uganda në RD të Kongos.
Të paktën 33 persona e kanë humbur jetën si pasojë e përmbytjes së një varke pasagjerësh në Liqenin Albert që transportonte udhëtarë nga Uganda në Republikën Demokratike të Kongos (DRC), transmeton Anadolu Agency (AA).
Vital Adubanga, një personalitet i njohur i rajonit Wangongo në provincën Ituru të DRC, tha se varka është fundosur në afërsi të qytezës Kolokoto, duke shtuar se shumica e të vdekurve janë persona që nuk mundeshin të kthehen në vendet e tyre në mënyrë legale për shkak të kufizimeve kundër koronavirusit të ri (COVID-19).
“Deri më tani zbuluam 33 të vdekur dhe 7 të mbijetuar”, tha Adubanga duke shtuar se tregtarët kongolezë kanë mbetur në Uganda pas pandemisë së COVID-19.
Mendohet se era e fortë ka shkaktuar aksidentin.