Agjencia Zhurnal.mk
Shqipëri

Përmbytje në Shkodër/ Niveli i ujit ka arritur në mbi 1 metër, banorët e Zadrimës: Në disa shtëpi ka hyrë uji brenda

Njësia Administrative e Dajçit është padyshim zona më e dëmtuar nga përmbytjet në Shkodër.

Ne lagjen Zadrimë të Dajçit në Shkodër niveli i ujit ka arritur mbi 1 metër. Banorët thonë se ne disa shtëpi uji ka hyrë brenda.

Siç mund të shihet edhe në pamjet e siguruara nga Top Channel banorët kalojnë në rrugët e kësaj lagjeje, ku uji arrin deri në brez!

Në njësitë administrative të Dajçit dhe Anës së Malit prej më shumë se 1 muaji ka përmbytje. Qindra shtëpi janë të izoluara, teksa niveli i ujit është rritur në 24 orët e fundit.

Situata e përmbytjeve në Nj.A.Dajç 

Hidrometri shënon 6.98 cm , me një rritje prej 11 cm në hidrometrin e Dajçit, 25 cm në vendin e quajtur Urrela të Shirqit në krahasim me 1 ditë më parë.
– 1800 ha tokë bujqësore e përmbytur (fshatrat Darragjat, Shirq, Mushan, Suka-Dajç, Belaj, Rrushkull, Samrish i Ri, Pentar-zona fushore).
-Rrugë të bllokuara Darragjat, Shirq, vendi i quajtur Urrelat e Shirqit lartësie e ujit arrin 150 cm në rrugë.
-Shtëpi të përmbytura 6
– Prezencë uji në oborre 121 shtëpi, Shirq 70, Mushan 10, Darragjat 11, Belaj 9, Rrushkull 12, Suka 9.
-Është bërë e pamundur lëvizja me vetura në lagjien Mazija- Suka Dajç.
-Është e pakalueshme rruga kryesore e Darragjatit dhe vetëm me mjete të tonazhit të lartë mund të lëvizet.
-Kërkohet ndërhyrje emergjente nga Bordi Rajonal Lezhë për të bërë të mundur mbylljen fundore të argjinatures së Darragjatit pasi uji vërshon në zonën e banuar.
-Kërkohet që të lihet në dispozicion një mjet ushtrie për komunikimin e banorëve me rrugën kryesore.
– Makina e Ushtrisë në gatishmëri ora 07:45- 16:00 tek Dispeçeri Mushan.
-SPZ e zonës në gatishmëri .
-Qendrat shendetësore në gatishmëri
– Energji elektrike kemi në gjithë zonën, por me shkëputje.
-Në disa toka bujqësore lartësia e ujit arrin 2m.
-Nevoja për bazë ushqimore për gjënë e gjallë mbetet parësore.

Postime të ngjashme

Njoftohet data e fillimit të shkollave; Ministrja Evis Kushi tregon programin e nxënësve dhe mësuesve

D V

Rama publikon pamjet nga kisha e Shën Premtes në Lukovë: Gati për të pritur vizitorët

D V

Ambasadorja Kim shkon në Vuno, ia shtron me uzo me banorët e fshatit

D V

Policia kontrolle gjatë natës në rrugët e vendit, pezullohen 10 leje drejtimi dhe vendosen dhjetëra gjoba

D V

Shuhen flakët në disa zona në Gjirokastër, policia identifikon dy nga autorët të dyshuar për vënien e zjarrit

D V

Situatë e rëndë në Vlorë, zjarret i afrohen banesave në Dukat të ri

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...