Krokodilët dhe gjarpërinjtë kanë ikur nga një kopsht zoologjik i madh pasi përmbytjet goditën veriun e Nigerisë, paralajmëruan sot autoritetet lokale.
80% e kafshëve të egra të vendosura në kopshtin zoologjik Santa Chiarimí, si luanët, buallet dhe strucat, u rrëmbyen nga ujërat dhe u mbytën. Por “disa kafshë të rrezikshme si krokodilat dhe gjarpërinjtë kanë dalë në rrugë,” thanë autoritetet e shtetit Borno, duke u kërkuar banorëve të jenë më të kujdesshëm.
Përmbytjet nisën kur një digë u tejmbush për shkak të reshjeve të mëdha. Mijëra njerëz u detyruan të linin shtëpitë e tyre.
Fatkeqësia goditi gjithashtu infrastrukturën tjetër në qytetin e Maiduguri, duke përfshirë zyrën postare dhe një spital universitar, tha zyra e presidentit nigerian Bola Tinubu. Presidenca u bëri thirrje banorëve që të evakuojnë zonat më të prekura.