Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Përmes Kovaksit për Maqedoninë e Veriut 103.200 vaksina kundër Kovid-19

Shkup, 4 shkurt – Iniciativa e KB-së, Kovaks planifikon në gjysmën e parë të vitit të shpërndajë 337.2 milionë doza të vaksinave kundër Kovid-19 , kryesisht në vendet në zhvillim.

Kjo do të jetë e mjaftueshme për të vaksinuar gati 169 milionë njerëz me të dyja dozat, ose pothuajse tre për qind të popullsisë në 145 vendet pjesëmarrëse në iniciativë.

Kovaks pret të shpërndajë 336 milionë doza vaksinash të zhvilluara nga AstraZeneka dhe Oksford në dy tremujorët e parë, shumica të prodhuara në Indi. Në tremujorin e parë priten shtesë 1.2 milionë nga vaksina e Fajzer dhe Biontek. Sipas Ann Lindstrand të OBSH-së, dërgesat mund të fillojnë në fund të shkurtit.

Kovaks do t’i mbulojë shpenzimet për furnizimin e vaksinave për 92 vende të varfra, ndërsa të tjerët do t’i marrin me çmime të përballueshme. Vendet do të marrin doza në proporcion me numrin e popullsisë së tyre.

Më së shumti do të marrë India (97.2 milionë) më pas Pakistani (17.2 milionë), Nigeria (16 milionë), Indonezia (13.7 milionë), Bangladeshi (12.8 milionë), Brazili (10.6 milionë), Kenia (4.2 milionë), Sudani ( 3.4 milionë), Jemeni (2.3 milionë) dhe Siria (1.02 milionë).

Midis vendeve në rajon, Serbia do të marrë më së shumti – 345.600 doza, më pas Bosnja e Hercegovina – 177.000, Shqipëria – 141.600, Maqedonia e Veriut- 103.200, Kosova 100.800 dhe Mali i Zi 84.000 doza të vaksinave. (Zhurnal.mk)

Postime të ngjashme

Aleanca për Shqiptarët: Fton Qeverinë të jenë më të përgjegjshëm në parandalimin e rreziqeve nga zjarret

D V

Mickoski niset drejt Koçanit

D V

Bullgaria do të dërgojë ndihmë për shuarjen e zjarreve në Maqedoni

D V

Zaevi: Unë dhe disa ministra jemi nisur drejt Koçanit

D V

Në territorin e Qytetit të Shkupit intervenime për 16 zjarre, të gjithë janë lokalizuar

D V

Po evakuohen personat e palëvizshëm dhe prona pas zjarrit në lokalitetin Pasjak në rajonin e Pehçevës-Dellçevës

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...