Përmes TAV janë realizuar 70 projekte

nga Redaksia

Shkup, 15 mars – Përmes programit TAV deri më tani janë realizuar pothuajse 70 projekte, ndërsa mbeten për t’u realizuar edhe 23, njoftoi sot zëvendëskryeministri për Çështje Ekonomike, Fatmir Bytyqi, pas inspektimit të aktiviteteve për adaptimin e hapësirës të ndarë për Orkestrën e re të xhazit.

Vlera e përgjithshme e programit është 49.7 milionë euro.

“Projektet që realizohen në të gjitha komunat janë infrastrukturore dhe rrjedhin nga nevojat e qytetarëve pikërisht për atë që kërkojnë”, theksoi Bytyqi.

Projektet infrastrukturore janë fonde të TAV-it që ishin të destinuara për ndërtimin e kargo aeroportit në Shtip, por që u ridedikuan.

Për përshtatjen e hapësirës së Orkestrës së xhazit, Qeveria ka ndarë 11,7 milionë denarë, prej të cilave 10 milionë janë mjete nga programi TAV, ndërsa pjesa tjetër nga Ministria e Kulturës. 

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More