Përmirësohet gjendja me COVID-19 në Gostivar

Shkup, 4 tetor – Qendra Covid në Gostivar po zbrazet. Pas mbylljes së spitalit modular, në repartin infektiv numri i pacientëve është i vogël. Gjendja në këtë rajon po shkon drejt përmirësimit. Sipas mjekëve numri i qytetarëve që kërkojnë ndihmë mjekësore ka rënë për 70 për qind.

Situata e ngjashme është edhe në Tetovë. Kontrollet ambulatore, janë ulur nga 30 javën e shkuar në vetëm 11 ndërsa të fundit, paraqiten me klinik të lehtë të sëmundjes.

“Kemi edhe pesë pacientë në spitalin infektiv që kanë ardhur më përpara. Momentalisht numrat janë në rënie e sipër. Ka raste aktive por janë shumë pak kohëve të fundit. Numri është ulur dukshëm edhe tek kontrollet, pra 70 për qind është ulur numri i atyre që vijnë për kontrolle ambulatore”.

“Më datë një tetor është mbyll modulari pra nuk ka të shtrirë aty. Në 24 orët e fundit një pacient kemi pasur që ka nderuar jetë nga kovid-19”, tha Lirim Beqiri – Kujdestar në repartin infektiv Gostivar.

Related posts

Deralla: Edhe pse ka të denoncime për parregullsi në tërësi deri në orën 14 kemi ditë të qetë zgjedhore

Redaksia

Dhjetëra deputetë kanë kandiduar për kryetarë komunash, priten ndryshime në përbërjen parlamentare

Z H

Zeqiri: Platforma parazgjedhore t’u prezantohet qytetarëve, jo aktivistëve të njëjtë partiak

Redaksia

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More