Përmirësohet situata në Vlorë gjatë pasdites, vijon puna për rikuperimin e dëmeve

nga Xh M

Vlora ishte një nga qytetet më të goditura nga moti i keq që përfshiu vendin tonë ditën e djeshme.

Një ditë më pas, duket se situata është përmirësuar teksa vijon puna për riparimin e dëmeve.

Siç shihet në videot e siguruara nga Vizion Plus, punonjësit e bashkisë Vlorë ndodhen në terren duke punuar.

Zona e Skelës, lagja Pavarësia, 28 Nëntori, Kushtrimi si dhe lagjja Albano dhe Romina kishin prezencë uji gjatë paradites duke vështirësuar lëvizjen e qytetarëve dhe automjeteve, por prej pasdites këto rrugë janë bërë sërish të kalueshme nga automjetet dhe qytetarët.

Dëmet janë të shumta në rrugën Hasan Kushta në bizneset që operojnë në këtë zonë.

Gjatë pasdites së sotme, nënkryetari i Kuvendit, Bledi Çuçi i shoqëruar nga ministri i Brendshëm, Pirro Vengu vizitoi nga afër qytetin bregdetar.

Çuçi tha se të gjitha strukturat shtetërore janë në terren prej momenteve të para kur nisi kjo emergjencë dhe aktualisht gjendja është drejt përmirësimit.

Sipas tij do duhet të bëhet një vlerësim i mirë i kësaj që ka ndodhur dhe të merren të gjitha masat për ndërhyrje në infrastrukturën e kanalizimeve, si dhe të ndihmohen qytetarët dhe bizneset e prekura nga përmbytjet.

“Te hidrovori në Vlorë me ministrin e Mbrojtjes, Pirro Vëngu dhe kryebashkiakun Ermal Dredha për të parë nga afër ndërhyrjet për normalizimin e situatës së krijuar nga reshjet intenstive. Të gjitha strukturat shtetërore, me Emergjencat Civile në krye, Forcat e Armatosura dhe ekipet e bashkisë janë në terren prej më shumë se 24 orësh. Aktualisht gjendja është drejt përmirësimit dhe përtej dëmeve materiale jo të pakta fatmirësisht nuk patëm pasoja në jetë njerëzore”, thotë Çuçi.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More