Përparim ekonomik realizohet duke siguruar qëndrueshmëri

nga V.E.

Në Konferencën Qendrore vjetore e Punës Ekonomike që u mbajt në Pekin u theksua se Kina ende duhet të kapërcejë disa vështirësi dhe sfida, duke përfshirë mungesën e kërkesës efektive, mbikapacitetin në disa sektorë, disa rreziqe dhe probleme të fshehura, ngërçin në qarkullimin e brendshëm, si edhe ndërlikimin, gjendjen serioze dhe pasigurinë e mjedisit të jashtëm, u theksua në këtë mbledhje. Sipas konferencës, duhet treguar më shumë kujdes për rreziqet e mundshme dhe u duhet dhënë një përgjigje më efektive dhe zgjidhje këtyre problemeve. Në përgjithësi, kushtet e favorshme i tejkalojnë faktorët e pafavorshëm në zhvillimin e Kinës dhe prirja themelore e rimëkëmbjes ekonomike dhe perspektiva pozitive afatgjatë nuk ka ndryshuar, shkruan CMG Lidhur me punën ekonomike vitin e ardhshëm, u bë thirrje për përpjekje për të synuar përparimin duke siguruar qëndrueshmërinë, për konsolidimin e qëndrueshmërisë nëpërmjet përparimit dhe për krijimin e së resë përpara heqjes së të vjetrës. Po ashtu, u nxitën shpallja e më shumë politikave që do të ndihmojnë në stabilizimin e shpresave, rritjes dhe punësimit, si edhe përpjekjet aktive për shndërrimin e modeleve të rritjes, rregullimin strukturor dhe përmirësimin e cilësisë dhe efektshmërisë, në mënyrë që të konsolidohet themeli i zhvillimit ekonomik të qëndrueshëm me perspektivë pozitive. Duhet të forcohen rregullimet kundërcikIike dhe ndërcikIike të makropolitikave dhe të vazhdojnë të zbatohen një politikë fiskale proaktive dhe një politikë monetare e matur, duke forcuar risitë dhe bashkërendimin e mjeteve të politikave, u theksua në mbledhje.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More