Përparim në aderimin e Maqedonisë së Veriut në BE që gjatë kryesimit slloven, vlerësojnë Pendarovski dhe Santosh Silva

Shkup, 13 tetor – Presidenti Stevo Pendarovski sot në Malme në margjinat e Forumit ndërkombëtar për përkujtimin e Holokaustit dhe luftës kundër antisemitizmit “Përkujto – Reago”, u takua me ministrin e Punëve të Jashtme të Portugalisë, Augusto Santoish Silva, me të cilin biseduan për mundësitë për përparim të Maqedonisë së Veriut për eurointegrimet, në prag të mbajtjes së mbledhjeve të Bashkimit Evropian deri nga fundi i këtij viti.

Siç kumtoi Kabineti i presidentit, duke iu falënderuar për përkrahjen e deritanishme dhe propozimeve konstruktive nga Portugalia për tejkalimin e bllokadës së shkaktuar nga negociatat me Bullgarinë, presidenti Pendarovski nënvizoi se ngecja e vazhduar në procesin e zgjerimit të Bashkimit Evropian, do të ketë pasoja negative afatgjate ndaj zhvillimit dhe stabilitetit të tërë rajonit dhe me këtë rast ka shprehur pritje se përkrahja nga Portiugalia do të intensifikohet gjatë periudhës së ardhshme.

“Dy bashkëbiseduesit gjatë takimit kanë shprehur pritje se që gjatë kryesimit slloven me BE-në, do të bëhet përpatrim në procesin e aderimit të Maqedonisë së Veriut në BE”, thuhet në kumtesë.

Në këtë drejtim, Pendarovski tha se përkrahja nga Portugalia në procesin e aderimit tonë në Bashkimin Evropian, para së gjithash në mbrojtjen e ambientit jetësor, reformat në administratë dhe bujëqi, është e mirëserardhur.

Në takimin, presidenti Pendarovski dhe ministri Silva kanë biseduar edhe për marrëdhëniet bilaterale të dy shteteve, me ç’rast kanë shprehur gatishmëri për përparimin e marrëdhënieve të përgjithshme, si dhe zhvillimin e dialogur politik në nivelin më të lartë. Bashkëbiseduesit po ashtu e kanë theksuar nevojën nga përforcimi i bashkëpunimit në ekonomi, qëndron në kumtesë. 

Related posts

Sadi Bexheti: I kam hyrë garës për ti dhënë jetë Tetovës, për të mos ikur të rinjtë

Redaksia

Anketa e fundit/ Idri Istrefi nga opozita shqiptare fiton Strugën

Redaksia

Studentët e Maqedonisë do të marrin nga 2.400 denarë në muaj për ushqim

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More