Përparim Rama, dhezë të rinjtë e Prishtinës!

Djali nga Prishtina del me një kampanjë ndryshe për ta mbështetur kandidatin për kryetar të Prishtinës nga radhët e LDK-së, Përparim Ramën.

Ai ka marrë guximin që me disa parulla të ndryshme, të lëvizë në lagje të ndryshme të kryeqytetit. Motivi nga projektet e mëdha të Përparimit, ka nxitur vullnet e besim tek rinia e vendit tonë.

“Disa nga projektet e Ramës, sikurse qendra që ndërlidhet me Arbërin, Ulpiana dhe një ndër lagjet më të mëdha Dardania janë investimet më madhore që do të ndodhin në Prishtinë. Për disa vite të harruara nga pushteti i VV-së, ka bërë që zëri qytetarë të dëgjohet në çdo vend”, thuhet në njoftimin e bërë për media.

Më tej, në njoftim thuhet se “nga kjo reflektohet, që shoqëria jonë ka marrë mesazh të investohet në elemente bazike, nga pushtet e mëhershme”.

“Mirëpo Rama po kthen vëmendje tjetër në Prishtinë, pasi që ai është më i njohuri në botë si një ndër urbanistet e arkitektet që ka implementuar qindra projekte, e këtë bagazh profesional nga vende të ndryshme të botës do ta kthen në kryeqytet. E nga kjo Rama jep mesazh, që rinia të guxojnë të mendojnë për projekte të mëdha që të realizohen në Prishtinë”.

Related posts

Ky është profili i Dafina Gexha-Bunjakut, u.d e ministres së Shëndetësisë

D V

Nuk ka më reshje shiu, ky është parashikimi i motit për 5 ditët në vijim

D V

Pesë kongresmenë i dërgojnë letër Biden dhe Blinken për situatën me taga mes Kosovës dhe Serbisë

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More