Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka prezantuar Master Planin e Gollakut gjatë Festivalit Global të Gastronomisë Shqiptare, i cili u mbajt në Berlin për dy ditë, me pjesëmarrje të gjerë nga përfaqësues të bizneseve ndërkombëtare dhe investitorë globalë.
Kryetari Rama theksoi rëndësinë e planit për ta shndërruar Gollakun në një qendër të rëndësishme për turizmin, bujqësinë dhe agroturizmin, duke kontribuar në zhvillimin ekonomik të rajonit dhe pozicionimin e tij në hartën ndërkombëtare të destinacioneve turistike, transmeton Telegrafi.
Komuna e Prishtinës njofton se përmes këtij plani transformues, Gollaku pritet të shndërrohet në një destinacion unik, duke krijuar mundësi të reja për zhvillim dhe investime në fushën e turizmit dhe ekonomisë lokale.