Përplasen dy makina në autostradë, plagoset fëmija 2 vjeç

Një fëmijë 2-vjeçar është lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur pasditen e sotme në orën 16:10, në aksin rrugor Tiranë-Durrës.

 

Sipas policisë M. E. duke drejtuar mjetin tip “Citroen” është përplasur me mjetin tip “Ford” me drejtues S. K. dhe për pasojë është lënduar i mituri, që ishte në njërën prej makinave.

Ai është transportuar në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Drejtuesit e mjeteve janë shoqëruar në ambientet e policisë, për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkakut të aksidentit.

Related posts

Shkoi të lahej me familjen, humb jetën në lumin Buna 13 vjeçarja nga Shkodra

D V

E shqetëson me mesazhe, i dyshuari në Prishtinë dërgohet në mbajtje

D V

Të dehur dhe me shpejtësi të lartë, Policia monitoron aksin Tiranë-Elbasan: Pezullohen 12 leje drejtimi, vendosen dhjetëra gjoba

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com