Përplasën makinën e 49-vjeçarit dhe e qëlluan me armë zjarri, tre në kërkim në Kukës

nga D V

Tre persona mes të cilëve dy vëllezër u shpallën në kërkim nga policia e Kukësit pasi kanë kanosur me dhunë një shtetas.

Komisariati i Policisë Kukës shpalli në kërkim shtetasit L. M., 27 vjeç dhe Gj. M., 30 vjeç, vëllezër, si dhe kushëririn e tyre, shtetasin S. M., 31 vjeç, të tre banues në fshatin Shtiqen.

Shpallja në kërkim e këtyre shtetasve u bë pasi dyshohet se për motive të dobëta kanë kanosur dhe goditur me automjet, automjetin e shtetasit S. SH., 49 vjeç, banues në fshatin Shtiqen dhe më pas kanë qëlluar dhe me armë zjarri duke shkaktuar thyerjen e një xhamit të një automjeti të parkuar. Si pasojë ka vetëm dëme materiale.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More