Agjencia Zhurnal.mk
Kuriozitete

Përplaset aeroplani me një ari në Alaskë

Një përplasje e pazakontë ka ndodhur mes një aeroplani dhe një ariu në Aeroportin Yakutat në Alaska.

Fluturimi 66 i Alaska Airlindes po fluturonte nga Cordova në Yakutat kur ekuipazhi i fluturimit hasi në dy arinj që po kalonin në pistë.

“Kapiteni ndjeu një ndikim në anën e majtë pasi arinjtë kaluan nën aeroplan”, thuhet në deklarimin e linjës ajrore. Pilotët më pas vunë re një ari të shtrirë disa metra larg qendrës së pistës, ndërsa po bënin ndaljen e aeroplanit.

Pas përplasjes, motori i majtë i motorit është dëmtuar ndërsa gjatë asaj kohe, aeroplani ishte i mbushur me njerëz të cilët nuk u raportua se morën lëndime.

Ekipet e mirëmbajtjes të aeroportit hoqën kufomën e ariut dhe atë e dërguan në një depo magazinimi.

“Është një dukuri e rrallë që diçka e tillë të ndodhë”, i ka thënë Dapcevich CNN-it.

“Unë kam qenë në Alaska tërë jetën time dhe kemi pasur zogj ose kafshë të tjera që kanë goditur aeroplanin, mirëpo ky është shembulli i parë i një ariu”, ka thënë ai.

Fotografi dhe biologu vendas, Robert Johnson, ka thënë se ishte i befasuar nga incidenti.

“Ishte një dukuri e pazakontë, në fakt e para në Alaskë. Unë kam punuar me arinj pjesën më të madhe të jetës time”, tha Johnson.

Në vitin 197 kishte ndodhur një përplasje mes aeroplanit dhe një peshku. Aeroplani Boeing kishte goditur një peshk të madh të cilin më pas e kishte kapur shqiponja.

Postime të ngjashme

Britanikut i erdhi një kartolinë nga një ‘fëmijë i panjohur’, gruaja ia shkatërroi laptopin dhe televizorin – u bë vonë kur e kuptoi se për çfarë bëhej fjalë

Dafina Vidishiqi

Test psikologjik/ Ajo që shihni në fillim ju tregon se çfarë përshtypje lini tek njerëzit e tjerë

Dafina Vidishiqi

Misteri që zgjati për 25 vjet: Dy vajza shkuan në një ‘hotel të përhumbur’ dhe që atëherë nuk i ka parë askush

Dafina Vidishiqi

Është më e madhe se një fushë futbolli dhe vazhdon të rritet – një gropë në Meksikë ka “gëlltitur” një shtëpi, por edhe dy qen

Dafina Vidishiqi

Studimi: Ky është medikamenti që redukton rrezikun e vdekjes ose shtrimit në spital nga COVID-19

Dafina Vidishiqi

E kishte kërkuar gjithë jetën, babait i bie të fikët në mes të emisionit kur takon vajzën pas 38 vitesh

Lea Muslija

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...