Përplasja Berisha-Klosi, misteri i qeses së zezë

Dje janë këmbyer replika në distancë mes Sali Berishës dhe ish-kreut të SHISH, Fatos Klosit.

 

Pak minuta para se ish-kryeministri të niste “Foltoren” e tij në Shkodër, Klosi, nga studio e Top News, paralajmëroi protesta të dhunshme nga grupi i Sali Berishës. Duke marrë shkas edhe nga “thirrjet për luftë “ në takimet e ish-kryeministrit, Klosi tha se Berisha po i rikthehet skenarit të vjetër.

“Sigurisht. Ne kishim thirrjen në Durrës për kapje kallashi. Situata është acaruar. Berisha i ka hyrë me shumë seriozitet që të rrëzojë Lulzim Bashën. Parashikoj që të acarohet situata brenda PD dhe nuk do mbetet brenda PD-së, ça do bëjnë do rrihen brenda oborrit të PD? Do dalin, do përplasen me policinë. Berisha kishte një repart luftarak. Funksiononte me protesta, të dhunshme, jo të zakonshme. U pushtua edhe RTSH dhe parlamenti. Në atë periudhë ishte e vështirë. Nuk parashikoje dot asgjë. Bëhej çdo ditë protestë. Ka patur përplasje të forta. Nuk çuditem nëse ndodhin prapë. Është e rëndë kjo që po bën Berisha”, tha Fatos Klosi.

Vetëm pak minuta më vonë, Berisha u kundërpërgjigj nga Shkodra dhe akuzoi Klosin për një ngjarje në zgjedhjet e 2001.

“Nuk e kishim klimën në favor. Një demokrat kapi në një klub Fatos Klosin duke dorëzuar një qese të madhe, një vëzhguesi, po edhe unë i çoj fjalë, i them, ose ti je agjent i Klosit ose i korruptuari i Klosit, po e çele gojën për këto zgjedhje të gjitha fotot do të dalin”, tha Berisha.

Në një prononcim për AbcNews, Klosi qeshi me deklaratën e Berishës, ndërsa e quajti historinë e “çantës së zezë” një mashtrim.

“(Qesh). Për mua ka shpifur gjithë jetën. Ja ka fut kot, e ka bërë gjithmonë, edhe para disa muajsh, kjo është hera e parë që e dëgjoj këtë histori, çantën me lekë.

Nuk ka gjë me mua, gjithë problemi është që të gjejë argumente që PS ka blerë vota dhe përmend emrin tim që mbase besohet që SHIK-u e ka më kollaj për të ndarë lekë. Janë gënjeshtra. Ai ka dalë në komision parlamentar dhe ka gënjyer nga fillimi në fund. Kjo histori është hera e parë që e dëgjoj, është nga këto të rejat (qesh)” tha ai.

Related posts

“Duhet të ishte Kuvendi i Pikave mbi i, u zëvendësua me një Teatër Absurd!”, Nishani: U mblodh për të mbuluar hallin politik të kryetarit. Beteja për ta shpëtuar PD është sot mision

D V

Rikthimi i vizave? Komisioni Europian: Shqipëria vijon të përmbushë kërkesat

D V

Kryhen 1,795,351 vaksinime/ Nga e hëna nis java e vaksinimit të studentëve në fakultete

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More