Agjencia Zhurnal.mk
Kosovë

Përplasje verbale mes Shpend Ahmetit e Egzon Azemit, ky i fundit thotë se u kërcënua

Një përplasje verbale ka ndodhur sot mes kryetarit të Prishtinës, Shpend Ahmeti dhe asamblistit të Vetëvendosjes, Egzon Azemi, gjatë seancës së jashtëzakonshme për miratimin e buxhetit të vitit 2021.

Azemi në një postim në rrjetin social Facebook shkruan se sot është kërcënuar nga kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti.

“Në Prishtinë sot po mbahet Seanca për Buxhetin. U kërcënova nga Shpend Ahmeti e më ftoi të dalë jashtë. I falënderoj të gjithë asamblistët dhe stafin e Kuvendit që më këshillonin të mos dalë. Por kur dola, ai s’ishte aty. I strukur si gjithmonë por tash i irrituar, sepse po i arrestohen inspektorët për korrupsion dhe po i përfundon mandati”.

Ndryshe, seanca ka shkuar në pauzë. Lidhja Demokratike e Kosovës  kërkoi që seanca të shtyhet, me arsyetimin se janë njoftuar vonë për mbajtjen e seancës.

Nga LDK theksuan se nuk kanë arritur analizojnë buxhetin. Seanca është kërkuar të shtyhet edhe nga partitë tjera.

Postime të ngjashme

Haxhiu: Shqipëria mund ta padisë Serbinë për gjenocid në emër të Kosovës

Dafina Vidishiqi

Përfundon takimi Kurti-Macron, zv.kryeministrja Emilija Rexhepi tregon çka u bisedua

Dafina Vidishiqi

Brenda dhe jashtë pallatit Elysee, takimi Macron-Kurti

Dafina Vidishiqi

Apeli miraton pjesërisht mocionet e Hysni Gucatit e Nasim Haradinajt, kërkon nga ZPS version të korrigjuar të aktakuzës

Dafina Vidishiqi

Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme

Dafina Vidishiqi

Kurti në Paris: Kosova synon aspiratat demokratike dhe evropiane

Dafina Vidishiqi

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...