Përqindja e shpenzimeve të mbrojtjes të Kinës, më e ulët se e vendeve të tjera të mëdha

nga V.E.

Përqindja e shpenzimeve të mbrojtjes të Kinës është më e ulët se e vendeve të tjera të mëdha dhe ka qenë gjithmonë më e ulët se ajo e ShBA-së dhe e fuqive të tjera ushtarake, vuri në dukje të hënën zëdhënësi isesionit të dytë të Asamblesë së 14-të Kombëtare , Lou Qinjian

Krahasuar me vendet e tjera të mëdha të botës, shpenzimet e mbrojtjes të Kinës kanë qenë gjithmonë relativisht të ulëta, qoftë për sa i përket përqindjes qëzënë në PBB, ashtu edhe pjesës që zënë në shpenzime financiare shtetërore, në shpenzimet e mbrojtjes për frymë për banor dhe shpenzimet e mbrojtjes për frymë për personel ushtarak, tha Lou Qinjian

Kina ka mbajtur rritje të arsyeshme dhe të qëndrueshme të shpenzimeve të përgjithshme të mbrojtjes duke promovuar zhvillimin e vazhdueshëm dhe të shëndetshëm ekonomik dhe shoqëror në vitet e fundit, me qëllim që të ruajë sovranitetin kombëtar, sigurinë dhe interesat e zhvillimit, të përmbushë nevojat e nxitjes së transformimit ushtarak me karakteristika kineze dhe të përmushë më mirë përgjegjësitë e saj ndërkombëtare si një vend i madh, tha Lou.

Lidhur me marrëdhëniet kino-amerikane, Lou theksoi se pala kineze ndjek parimet e respektit të ndërsjellë, bashkëjetesës paqësore e bashkëpunimit me përfitime të përbashkëta dhe nxit forcimin e qëndrueshëm, të shëndetshëm dhe të vazhdueshëm të lidhjeve dypalëshe , shkruan CMG

Lu e bëri gjithashtu të qartë se zgjedhjet presidenciale amerikane janë punë e brendshme e ShBA-së, për të cilën pala kineze nuk mban ndonjë pozicion.

“Pavarësisht se kush zgjidhet president i ShBA-së, shpresojmë se ShBA-ja do të punojë me ne për forcimin e qëndrueshëm,të shëndetshëm dhe të vazhdueshëm të marrëdhënieve dypalëshe,” theksoi zëdhënësi.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More