Përse Ballkani renditet si rajoni më i pa zhvilluar në Evropë?

nga Redaksia

Shkup, 21 shkurt – Maqedonia e Veriut është pjesë e Ballkanit Perëndimor por ky rajon për fat të keq radhitet në pesë vendet më të pa zhvilluara në Evropë. Dhe, kjo me automatizëm flet dhe tregon për gjendjen në të cilën gjendet vendi ynë. Indeksi për zhvillim njerëzor është indeks kompozit i Zyrës për raporte për zhvillim njerëzor të Programit për zhvillim të Kombeve të Bashkuara (UNDP) dhe shfrytëzohet për matje të zhvillimit të një vendi, në bazë të treguesve për jetëgjatësinë, arsimin dhe të ardhurat për kokë banori. Sipas këtij indeksi, pesë rajonet më të pazhvilluara në Evropë sipas Indeksit të zhvillimit njerëzor janë në Ballkan, përderisa Rajoni juglindor i vendit (0,722)  është rajoni më i pazhvilluar në gjithë Evropën. Një ndër përgjigjet reale të pyetjes se përse rajoni i Ballkanit më pak i zhvilluar gjendet edhe te të dhënat tmerruese të testit PISA për rezultatet në arsim. Kur arsimi është i dobët nuk ka mundësi që vendi të ketë zhvillim të hovshëm e të fuqishëm, shkruan Zhurnal.

Sipas Indeksit të zhvillimit njerëzor Rajoni juglindor i vendit më i pazhvilluari në gjithë Evropën –

Pesë rajonet më të pazhvilluara në Evropë sipas Indeksit të zhvillimit njerëzor janë në Ballkan, përderisa Rajoni juglindor i vendit (0,722)  është rajoni më i pazhvilluar në gjithë Evropën. Rajonet më të pazhvilluara të Evropës gjenden në gjysmën perëndimore të kontinentit, ku indeks më të lartë ka Cyrihu (0,989).

Indeksi për zhvillim njerëzor është indeks kompozit i Zyrës për raporte për zhvillim njerëzor të Programit për zhvillim të Kombeve të Bashkuara (UNDP) dhe shfrytëzohet për matje të zhvillimit të një vendi, në bazë të treguesve për jetëgjatësinë, arsimin dhe të ardhurat për kokë banori. Ky indeks më shpesh llogaritet në nivel kombëtar, ndërsa Laboratori global për të dhënat në Universitetin holandez Nijmegen Radbaud e ka llogaritur në nivel të rajoneve për shtete për vitin 2021, transmeton Landgejst.

Në bazë të Indeksit për zhvillim njerëzor, Evropa është kontinenti më i zhvilluar në botë, me çka të gjitha rajonet kanë ose indeks të lartë ose indeks shumë të lartë.

Pas Rajonit juglindor në vend, rajoni i dytë më i pazhvilluar nga Evropa gjendet në Bullgari – Rajoni veriperëndimor me 0.739, pas çka vijojnë Rajoni qendror (Moldavia) dhe Rajoni Verilindor (Maqedonia e Veriut) me nga 0.742 dhe Gjilani (Kosovë) me indeks 0.743. Edhe krahas pozicionit të tillë në Evropë, këto rajone kanë notë të lartë, veçanërisht në krahasim me pjesën tjetër të botës.

Rajonet më të zhvilluara të Evropës gjenden në Zvicër – Cyrih (0.989), Norvegji – Oslo (0.990), Britani e Madhe – Londër (0.973), Gjermani – Hamburg  (0.972) dhe Suedi – Stokholm (0.972).

Një nga problemet kryesore përse rajoni i Ballkanit radhitet në rajonet më pak të zhvilluara është edhe niveli i cilësisë në arsim që lë për të dëshiruar. Dhe, nga ky fakt kuptohet dhe qartësohet edhe më shumë rëndësia që ka niveli i arsimimit cilësor në zhvillimin e një shteti e që më pas edhe një rajoni të tërë.

Ballkani Perëndimor në veçanti vazhdon të përballet me sfida të shumëfishta por nuk duhet mënjanuar ajo që është shumë e rëndësishme, fusha arsimore me të cilën përgatiten edhe kuadrot e ardhshme, dhe ardhmëria e një vendi të tërë. Me arsim të dobët ardhmëria është e rrezikuar e pasigurt dhe jo mjaftueshëm e zhvilluar siç po ndodhë tani.

Rezultatet e PISA-as ishin të pakënaqshme për vendet e Ballkanit Perëndimor –

Në një deklaratë me rastin e 24 janarit, përfaqësuesi i lartë i Komisionit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Zhosep Borel, thekson se arsimi dhe të mësuarit gjatë gjithë jetës janë thelbësore për arritjen e zhvillimit të drejtë dhe të qëndrueshëm dhe për përballimin e pabarazisë, përmes dialogut, solidaritetit , mirëkuptimit reciprok, bashkëpunimit dhe barazisë gjinore, por në të njëjtën kohë janë vendimtare edhe për mbrojtjen, ruajtjen dhe ndërtimin e paqes.

“Arsimi u mundëson individëve dhe shoqërive të mbijetojnë, të lulëzojnë dhe të përgatiten për sfidat dhe mundësitë e shekullit të 21-të. Së bashku me artin dhe kulturën, ajo zgjeron horizontet, duke i lejuar njerëzit, veçanërisht të rinjtë, të mendojnë, të mbrojnë dhe të ndërtojnë të ardhme të ndryshme”, thekson Borel.

Nga 81 shtete Maqedonia e Veriut radhitet e 61-ta në PISA. Në shkrim dhe lexim në vendin e 71 nga 81 shtetet gjithsej, matematikë e 61-ta, dhe në shkencë në vendin e 68-tetë. Në testimin paraprak të PISA-s, që është zbatuar në vitin 2018, nxënësit e shkollave të mesme të Maqedonisë ishin listuar në vendin e 67-të nga gjithsej 77 shtete pjesëmarrëse. Ky krahasim dhe këto të dhëna janë tmerruese për atë se në çfarë drejtimi po shkon cilësia në arsim.

Nuk qëndrojnë më mirë as vendet tjera të rajonit të cilat gjithashtu radhiten nga fundi i listës së shteteve pjesëmarrëse. Shqipëria rradhitet e 66-ta në pjesën e shkrim-leximit, ndërsa në matematikë dhe shkencë në vendin 71. Kosova mban vendin e 76 në lexim, vendin e77 në shkencë, ndërsa vendin e 74 në matematikë. Ndërsa Serbia radhitet e 40-ta në lexim e shkencë, ndërsa në pjesën e matematikës mban vendin e 42-të.

Ndërkaq, nëse flasim për cilësinë në arsimin e lartë kujtojmë që nga publikimi i fundit vitin e kaluar në listën e Shangait asnjë nga Universitetet e Maqedonisë së Veriut nuk ishte ranguar në këtë listë. Lista e Shangait: Asnjë Universitet nga Maqedonia nuk bën pjesë në Top 1000. Më së miri të radhitura janë universitetet “Harvard”, “Stenford”, “Kembrixh” dhe “Berkli”. Nga rjaoni, nga vendi i 400 deri në vendin e 500 është ranguar universiteti në Beograd, si dhe universiteti në Ljubjanë. Në këtë listë gjithashtu gjendet dhe Universiteti në Zagreb. /Zhurnal.mk

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More