Showbiz

Përse Demi Lovato i dha fund fejesës së saj me Max Ehrich pas dy muajsh?

Zhurnal Ads

Demi Lovato dhe Max Ehrich dukeshin si një dyshe perfekte në karantinë, por vetëm dy muaj pas fejesës së tyre, ata u ndanë.

Telashet mes çiftit filluan kur atyre iu desh të fillonin punën sërish, por burime pranë E!News thonë se këngëtarja e “OK Not to be OK” e ka humbur besimin tek ai dhe se familja e miqtë e saj të ngushtë e paralajmëruan për këtë.

Aktorët filluan lidhjen në mars dhe ishin të izoluar së bashku në shtëpinë e Lovatos. Në korrik, Ehrich i propozoi asaj për fejesë në Malibu.

Pas gjashtë muajsh njohje bashkë, një burim për People theksoi se ata u ndanë nga njëri-tjetri. Fotografitë e tyre së bashku janë fshirë në secilën prej llogarive në rrjetin social, Instagram.

Marrëdhënia e ish-çiftit supozohet se shkoi ‘drejt greminës’ kur Max ishte gati të fillonte filmimin e një projekti të ri në Atlanta, Georgia.

E!News raportuan më 25 shtator, duke cituar një burim.

“Ata po grindeshin shumë dhe Demi nuk donte që ai të shkonte pa të”, potencon burimi.

Sidoqoftë, me tensionin midis tyre, Lovato e la atë dhe u kthye në shtëpi në Los Angeles.

“Ajo nuk e dinte kush ishte Max me të vërtetë dhe nuk mendonte se ai kishte qëllime të mira”, tha burimi.

Burimi vuri në dukje gjithashtu se nëna e saj, Dianna De La Garza dhe miqtë e saj të ngushtë ishin të kujdesshëm për të dhe menduan se ishte ‘më mirë’ që ata të ndahen ‘tani se sa më vonë’.

Një burim i dytë, ndërkohë, tha se Lovato ‘nuk i beson atij’ dhe madje mendon se ‘ai propozoi të tërhiqte vëmendjen’.

Cilido të ishte qëllimi i tij, ajo që artistja amerikane ndjeu për të ishte e vërtetë dhe se ‘e donte atë dhe dëshironte që kjo lidhje të funksiononte’.

Ylli i muzikës pop i ka kërkuar ish-të fejuarit të saj që të mbledhë gjërat e tij nga shtëpia e saj.

Aktori i “Young and the Restless” reagoi ndaj ndarjes me një postim të ndarë në InstaStory më 27 shtator duke shkruar, “Imagjinoni të zbuloni për statusin e marrëdhënies tuaj përmes një tabloidi”.

Pavarësisht kësaj, një burim për E!News deklaroi se Lovato e informoi atë për ndarjen e tyre dhe se ai ‘thjesht po përpiqej të qëndronte i rëndësishëm’.

Postime të ngjashme

Nora Istrefi duket atraktive dhe provokuese gjatë daljes nga vetura

admin

Dua Lipa pjesë e videolojës FIFA 21 në ‘PlayStation’

S.B.

Qëllohet për vdekje aktori Eddie Hassell

S.B.
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...