Agjencia Zhurnal.mk
Showbiz

Përse Jennifer Lopez është ndarë nga Alex Rodriguez?

Jennifer Lopez është ndarë përfundimisht nga partneri i saj, Alex Rodriguez.

Çifti ka njoftuar për ndarjen në një deklaratë të bërë pak ditë më parë në Today Show.

Tani, E!News ka njohuri pse Lopez ishte ajo që i dha fund fejesës – dhe pse Rodriguez ende nuk ka hequr dorë plotësisht nga ideja e pajtimit me të.

Një burim i tha E!News se çifti u nda privatisht disa ditë më parë, dhe Lopez ‘po ndihet në paqe’ me vendimin e marrë.

Një burim i dytë shtoi se paaftësia e saj për t’i besuar Alex ishte për ta fatale. “Sapo besimi i saj të thyhet, nuk ka kthim mbrapa”, tha burimi. “Ajo ndihet mirë me vendimin që ka marrë sepse e di që A-ROD do të jetë akoma në jetën e saj, thjesht në një kapacitet tjetër”.

Rodriguez pak javë më parë mori vëmendje të madhe me thashethemet që qarkulluan për tradhtinë me Madison LeCroy, yllin e “Southerns Charm”, me të cilën deklaroi se nuk kishte asgjë.

Një burim hodhi poshtë thashethemet e LeCroy në Entertainment Tonight në atë kohë, duke thënë se Lopez nuk ishte e shqetësuar prej tyre.
“Jennifer nuk shqetësohet dhe nuk nuk i merr parasysh thashethemet për Madison. Ajo i beson Alex. Ajo është shumë e dashuruar me të”.

Page Six raportoi më vonë në mars se J.Lo u prek nga aludimet dhe ishte një nga arsyet e ndarjes së tyre.

“Skandali Madison LeCroy ishte arsyeja që ata u ndanë”, theksoi një burim. “Kishte tashmë probleme, por Jennifer vërtet ishte e ndikuar nga kjo”.

Në deklaratën e tyre të fundit, Jennifer dhe Alex njoftuan se do të jenë miq të mirë.

“Ne e kemi kuptuar që jemi më të mirë si miq dhe presim të mbetemi të tillë. Ne do të vazhdojmë të punojmë së bashku dhe të mbështesim njëri-tjetrin në bizneset dhe projektet tona të përbashkëta. Ne urojmë më të mirën për njëri-tjetrin dhe fëmijët e njëri-tjetrit. Për respekt të tyre, i vetmi koment tjetër që kemi për të thënë është faleminderit për të gjithë ata që kanë dërguar fjalë të mira dhe mbështetje”.

Dhe Rodriguez, sipas E!News, nuk ka hequr dorë nga Lopez. “Ai po respekton dëshirat e saj tani, por shpreson shumë se ata do të kthehen së bashku”,sipas një burimi të tretë. “Ai po bën gjithçka në fuqinë e tij për ta bërë të lumtur J.Lo”.

Burime të shumta i thanë Page Six se ata ende planifikojnë të punojnë së bashku.

“Ata do të vazhdojnë të punojnë së bashku në të gjitha ndërmarrjet e tyre të biznesit. Ata gjithmonë e kanë inkurajuar njëri-tjetrin, kanë ndërtuar diçka vërtet dhe bizneset e bashkëpunimet janë të rëndësishme për ta”.

Postime të ngjashme

Teuta Krasniqi sqaron konfliktin rreth qenit në xhirimet e filmit: Ishte gabim përzgjedhja, kërkojmë falje

S.B.

Matt Damon shpreson që Ben Affleck dhe Jennifer Lopez janë bashkuar

S.B.

Dafina Zeqiri: Ka pasur njerëz që më kanë thënë nuk ke baba, nuk ke me ecë përpara

S.B.

Bebe Rexha i reagon tabloidit The Sun, i detyron ta ndërrojnë titullin e intervistës ku thuhej se ajo u mundua t’i pajtojë Ritën me Duan

S.B.

Dua Lipa bëri thirrje për rritjen e rrogave për punëtorët shëndetësorë në fjalimin e saj pas marrjes së çmimit në Brits

S.B.

Patrisi mungoi në festën e Tunës të organizuar për fëmijën e dytë në ardhje gjatë kohës sa ajo ishte shtatzënë

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...