Përse nuk shihet akoma asnjë përfaqësues nga Maqedonia e Veriut në Davos?

nga I.A

Shkup, 24 janar – Në qytetin zviceran Davos sot përfundon Forumi ekonomik botëror në të cilin kanë marrë pjesë rreth 900 drejtorë ekzekutiv dhe 60 krerë shtetesh dhe kryeministra. Ajo që bie në sy është fakti dëshpërues se asnjë përfaqësues nga Maqedonia e Veriut nuk është parë në Davos. Për arsye akoma të pa njohura e të pa sqaruara për publikun. Derisa lidershipi i Maqedonisë së Veriut ishte “out” apo jashtë këtij forumi gjigand me përmasa globale, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka nënshkruar Marrëveshje për Tregtinë e Lirë mes shteteve anëtare të EFTA-s dhe Republikës së Kosovës, shkruan Zhurnal.

Pjesëmarrje masive në Davos, krerët e Maqedonisë së Veriut në gjumë dimëror –

Takimi vjetor i Forumit Ekonomik Botëror në Davos ka filluar të mbahet nga data 20 janar e do të përfundoj sot më 24 janar. Sipas një njoftimi në faqen zyrtare të Forumit Ekonomik Botëror thuhet se takimi vjetor 2025 ka mbledh liderët globalë për të adresuar sfidat kryesore globale dhe rajonale.

“Këto përfshijnë reagimin ndaj goditjeve gjeopolitike, stimulimin e rritjes për të përmirësuar standardet e jetesës dhe administrimin e një tranzicioni të drejtë dhe gjithëpërfshirës të energjisë”, thuhet në njoftim.

Më shumë se 350 liderë qeveritarë kanë marrë pjesë këtë vit, duke përfshirë 60 krerë shtetesh dhe qeverish. Udhëheqësit kryesorë politikë që morën pjesë përfshijnë: Donald J. Trump, President i zgjedhur i Shteteve të Bashkuara (nëpërmjet lidhjes video live për një dialog interaktiv me pjesëmarrësit) – dhe Ursula von der Leyen, Presidente e Komisionit Evropian.

Ding Xuexiang, Zëvendës Kryeministër i Republikës Popullore të Kinës; Javier Milei, President i Argjentinës; Olaf Scholz, Kancelar Federal i Gjermanisë; Roberta Metsola, Presidente e Parlamentit Evropian; Matamela Cyril Ramaphosa, Presidente e Afrikës së Jugut dhe Pedro Sánchez, kryeministër i Spanjës, do të jenë gjithashtu në aktivitet.

Por, kjo ngjarje sipas veprimit të qeverisë së vendit tonë mund të cilësohet si “ngjarje koti” sepse si të tillë e trajtuan nuk e panë të arsyeshme asnjëri prej zyrtarëve përgjegjës të marrë pjesë në këtë ngjarje madhore të përmasave botërore. Ky është më shumë se skandal si ka mundësi që Maqedonia e Veriut vend në tranzicion të injorojë organizime të nivelit të Davos-it.

Pra, katër ditë ngjarje madhështore sot përmbyllet dhe akoma nuk është parë asnjë lider, as kryeministri, as ministri i Financave apo Ekonomisë të marrë pjesë. Kjo qasje është injoruese e progresit të vendit, pra, zyrtarët qeveritarë të vendit tonë nuk janë të interesuar për të krijuar linqe të reja bashkëpunimi, e aq më pak të promovojnë vendin në arenën ndërkombëtare.

Kryeministri dhe ministrat përgjegjës preferuan të qëndrojnë indiferent ndaj ngjarjes më të rëndësishme që mund të ndodhë në aspekt të zhvillimit ekonomik. E arsyet nuk dihen akoma dhe nuk ka pasur asnjë sqarim publik për të argumentuar arsyet e mos pjesëmarrës në Davos. Pra, Maqedonia e Veriut sikur mos të ekzistonte nuk u pa asnjë përfaqësues askund prezent.

Derisa lidershipi i RMV-së nuk u panë askund, Albin Kurti nënshkroi marrëveshje në Davos –

Sukseset e shteteve fqinjë janë të dobishme edhe për shtetet përreth. Shteti i Kosovës ka bërë një progres të jashtëzakonshëm si brenda ngjashëm edhe jashtë vendit. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti së bashku me dy ministret atë të Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari dhe të Ekonomisë, Artane Rizvanolli kanë udhëtuar në Zvicër për të marrë pjesë në Forumin Ekonomik Botëror në Davos.

Kryeministri Kurti në faqen e tij zyrtare njoftoi se në natën e hapjes se këtij forumi pati bisedime sipas tij të frytshme me Kryeministrin e Lituanisë Gintautas Paluckas.

“Në Davos, në margjina të Forumit Ekonomik Botëror si dhe në Shtëpinë e Kosovës, patëm bisedime e shkëmbime të frytshme me: Kryeministrin e Lituanisë Gintautas Paluckas për të thelluar më tej marrëdhëniet e bashkëpunimin dypalësh, e me investitorë potencialë e strategjikë për mundësitë e rritjes së investimeve në sektorin e energjisë. Dita e parë e qëndrimit në Zvicër u përmbyll me darkën e hapjes së Forumit Ekonomik Botëror, e nesër vijojmë mes tjerash edhe me nënshkrimin e Marrëveshjes së Tregtisë së Lirë me vendet anëtare të EFTA-s”, ka shkruar ai.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, shtoi se me këtë marrëveshje hapet kapitulli i përforcimit i raporteve ekonomike, por edhe i avancimit të raporteve tregtare mes shtetit të tij dhe anëtarëve të EFTA-s.

Ky është shembulli më i mirë krahasues se si duhet vepruar një shtet që synon integrimin e brendshëm dhe avancimin e marrëdhënieve me shtet nga jashtë. Statusi ekonomik e social i Maqedonisë së Veriut dihet nuk është sekret, prandaj edhe ekzistoni habia se nga ka buruar luksi që Maqedonia e Veriut të injorojë këtë ngjarje duke mos marrë pjesë asnjë përfaqësues i vendit. /Zhurnal.mk

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More