Agjencia Zhurnal.mk

Përsëri dështon tenderi për rrënimin e “Fontanës”, nuk u paraqit asnjë firmë

Shkup, 14 gusht – Zhurnal.mk – As në tenderin e dytë të shpallur nga komuna e Çairit për rrënimin e objektit të egër të “Fontanës”, nuk është paraqitur asnjë firmë, informon Zhurnal.

Në tenderin që ka zgjatur deri dje nuk ka arritur asnjë ofertë, e kështu komisioni në komunë e ka anuluar tenderin.

“Të hënën do të mbajmë mbledhje në komunë për të vendosur si mundemi sipas ligjit të veprojmë, që të mund të zgjedhim firmë për rrënim dhe të mos ndodhin në të ardhmen tenderë të pasuksesshme”, thonë nga komuna e Çairit.

Ndërkohë komuna ende nuk e ka gjetur investuesin. Në këtë proces është kyçur edhe MPB prej ku thonë se kanë dyshime kush mund të jetë investuesi.

Nga prokuroria deri tani nuk është ngritur procedurë për këtë lëndë.//Zhurnal.mk

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Z H

Lajmet e fundit

Loading...