Agjencia Zhurnal.mk
Covid 19 Maqedoni

Përsëri thyhet rekordi: 386 raste të reja me Covid dhe gjashtë të vdekur

Shkup, 9 tetor – Zhurnal.mk – Në 24 orët e fundit janë bërë 2267 testime për Covid, dhe janë regjistruar 386 raste të reja pozitive, shifër kjo përsëri rekord, informon Zhurnal.

Sipas qyteteve, vetëm në Shkup janë regjistruar 178 raste të reja, më pas në Kumanovë 18, Dibër 1, Shtip 8, Prilep 20, Tetovë 13, Strugë 9, Veles 5, Manastir 13, Ohër 7, Kavadar 3, Gostivar 4, Gjevgjeli 18, Strumicë 44, Kriva Pallankë 7, Radovish 4, Koçan 10, Probishtip 1, Makedonski Brod 1, Berovë 7, Vallandovë 3, Vinicë 2, Dellçevë 1, Shën Nikollë 3, Kërçovë 4 dhe Negotinë 2.

Ndërkohë kanë ndëruar jetë gjashtë pacientë. Dy pacientë nga 67 vjeç, të dy nga Shkupi, një paciente 72 vjeçare nga Tetova, një 44 vjeçar nga Manastiri, një 62 vjeçar nga Struga dhe një pacient 81 vjeçar nga Shën Nikolla.

Sot ISHP ka regjistruar 154 pacientë të shëruar.

Gjithsej deri tani të infektuar janë 20163. Prej tyre, 16009 janë shëruar, 781 kanë vdekur ndërsa rastet aktive janë 3373.//Zhurnal.mk

Postime të ngjashme

Ambasadori i BE-së: Heqja e liberalizimit të vizave nuk diskutohet

R Zh

Regjistrohen 364 raste me Kovid-19 prej 2.379 testimeve, 24 të vdekur, 689 të shëruar

R Zh

Kuvendi i miratoi ligjet nga pakoja e pestë të masave ekonomike

R Zh

Mariçiq kritikon opozitën: Vetëm te ne nuk mund të zbatohet votimi online

R Zh

Qyteti i Shkupit: VMRO-DPMNE fabrikon afera joekzistuese

R Zh

E vrisja mendjen, pse po flitet: “Vaj-vatani e mjerë mileti, në çfarë derexhe erdhi Ali Ahmeti”!

R Zh

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...