Shkup, 8 tetor – Zhurnal.mk – Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe sot përmes një konference për media njoftoi opinionin se janë regjistruar 364 raste të reja me covid 19 në Maqedoni, informon Zhurnal.
Kjo shifër e sotshme është përsëri rekord në vendin tonë pasi dje u regjistruan 317 raste. Edhe dje ishte thyer rekordi pasi më parë nuk kishim patur shifra me mbi 300.
Sipas qyteteve, 50% e të infektuarve janë vetëm nga Shkupi, gjithsej 184. Më pas në Kumanovë janë 13 raste të reja, në Dibër 1, Shtip 13, Prilep 12, Tetovë 19, Strugë 6, Veles 4, Manastir 10, Ohër 4, Kavadar 5, Gostivar 4, Gjevgjeli 5, Strumicë 21, Kriva Pallankë 5, Radovish 11, Koçan 17, Probishtip 2, Makedonski Brod 1, Berovë 3, Vinicë 2, Dellçevë 4, Shën Nikollë 11, Kërçovë 3 dhe Negotinë 1.
Ndërkohë kanë ndëruar jetë tre pacientë. Bëhet fjalë për pacientë 73 vjeçar nga Ohri, 62 vjeçar nga Gostivari dhe 72 vjeçar nga Radovishi.
Nga ana tjetër janë shëruar 106 pacientë.
Deri tani numri i përgjithshëm i të infektuarve ka arritur 19777, i të shëruarve 15855, të vdekur 775 ndërsa rastet aktive janë 3147.
Filipçe bëri të ditur se së bashku me komisionin për sëmundje ngjitëse do të propozojnë masa të reja për parandalimin e virusit.//Zhurnal.mk