Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Personat me nevoja të posaçme ftojnë institucionet t’ju sigurojnë kushte për jetë

Zhurnal Ads

Shkup, 20 shtator – Personat me nevoja të vecanta çdo ditë përballen me problem të ndryshme. Në çdo moment jeta e tyre është në rrezik nga automjetet e ndryshme. Kërkesat për të bërë ndryshimë, bien në vesht të shurdhër. Ata edhe më tëj mbeten katagoria më e margjinalizuar në shoqëri.  

“Kërkesa jonë kryesore janë rrugët, gjithkohën  mendojmë si ta kalojmë rrugën, mund të na shkelë ndonjë veturë ose ndonjë kamijon. Rrezikohemi në çdo moment. Si të fillojsh prej në BitPazar, është në rrezik jeta jonë. A ka dikush që kujdeset për këto rrugë, a ka dikush që i rregullon këto punë?  Pse mos të kemi ne trotuare të posacme, jemi në shekullin 21 dhe është turp që ne përballemi me këto problem.”, tha Ertan Shaqiri, kryetar i SOS Vita-Shkup.  

Rrugët nuk janë i vetmi problem  për personat me nevoja të vecanta thotë Ertan Shaqiri, atyre në cdo vend i’u shfaqen barriera. Mungesa e ashensoreve  nëpër institucionë për të hipur dhe zbritur katet, rrugica të pjerrta në hyrje të tyre dhe semafora të zëshëm në udhqkryqe janë disa nga kërkesat e tyre, të cilat nuk merren parasyshë nga asnjë Ministër edhe pse u është prëmtuar shumë  

“Disa here kan qenë në komunënë e Çairit, në Ministrin e Kulturës dhe Shëndetësiss. Venko Filipce ka zbritur poshtë për të biseduar me ne, pse të mos kemi ne ashensore të shkojmë vetë deri të zyra e ministrit. Në hyrje të institucioneve nuk kemi vendkalim ka shkall por nuk ka rrugë të posaqme. Duhet të bëhen të tilla që most a rrezikojmë jetën. Edhe nëpër shkolla pse mos  tu jepet mundësia për tu shkolluar këtyre personave, tu ofrohen kushte.”, tha Shaqiri.  

Shoqata SOS Vita-Shkup ka dhuruar dhjetra karroca elektrike për personat me aftësis të kufizuara. Shaqiri thotë se, karrocat duhet ti sigurojë shteti dhe jo shoqatat. Fatkeqësit, shteti dhuron çdo 5 vjet  nga një karrocë e cila prishet shumë shpejt nëpër  rrugët me gropa dhe të paasfaltuara, prandaj Shaqiri kërkon që këtyre personave tu dhurohet cdo vjet nga një karrocë.

Ai apelon institucionet t;i marrin më seriozisht kërkesat e tyre dhe tju sigurojnë kushte për jetesë, që jeta e tyre ashtu e vështirë, të mos rëndohet më shumë. 

Zhurnal Ads
Zhurnal Ads

Postime të ngjashme

Vuçiq: Maqedonia ndryshoi emrin dhe në fund nuk filluan bisedimet për anëtarësim me BE

T E

Qytetarët bllokojnë deponinë “Rusino”: Nuk lejojmë të hudhen mbeturina

T E

Kreu i Rosomanit pozitiv me Covid-19

T E

1342 raste të reja, 679 të shëruar dhe 22 të vdekur

T E

Zaev konfirmon bllokadën e parë nga Bullgaria: Morëm porosi jo miqësore

E.E.

Spasenovski: Këto 100 ditë ishin paralajmërim për dështimin e politikave qeveritare

E.E.
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...