Agjencia Zhurnal.mk

Personazhet publike shprehin ngushëllime për vdekjen e aktores Leze Qena

Është ndarë nga jeta në moshën 85-vjeçare ylli i kinematografisë kosovare, Leze Qena.

Artistja tashmë e ndjerë, ka lënë prapa vetes një karrierë të bujshme profesionalale, rolet e panumërta të së cilës do të mbesin gjurmë në botën e artit.

Personazhe të shumta kanë shprehur ngushëllimet e tyre për vdekjen e aktores së madhe.

Telegrafi ju sjell në vazhdim disa prej ngushëllimeve të shprehura nga këngëtarët shqiptarë, miqtë dhe kolegët e saj:

Leze Qena na paska lanë…Zot i Madh, ai momenti kur qan si fëmijë…gati 6 vjet bashkë në serialin “ Çka Ka Shpija..!?” E askush në ekip nuk kishte energjinë e saj, dashurinë e madhe si ajo…ishte shpirti ma i madhi që e kam taku. E falemnderoj shumë për krejt ndejat bashkë me llaf e muhabet e që më ka konsideru si fëmijëtë saj eeiii…ska pas sekret asgjë ndaj meje, çkado më ka kallxu….”Djali jem m’ke pshtu me këtë rrogë në këtë projekt” – m’thojke e ish ne gjendje krejt rrogën për një natë me e lanë me të qerrosne në tavolinë për shoqërinë se ishte dhe mbetet e madhe…shumë e madhe. Vdiq sot njeriu qe ska pasë si ajo, e me dëshpërimin të madh e me knaqësinë poashtu të madhe që e njoha,i them ngushëllime familjes dhe komunitetit artistik. Ka qenë dhe mbetet për lakmi…do ta kujtojmë si personin më të mirin që kam njoftë në komunitet artistik dosido por si personin e tillë që flet shqip. Ka me m’mungu shumë kur më shajke me nanë hahaha…lot. “Ah bre djali jem…t’kisha me shku se boll ma…me mujt në gjumë e mos mu qu…leze leze…a Lezja, shkoj për atë dyje hahahaha…qeshtu kisha pasë qef me dekë”. – thojke edhe ky ke muhabeti i fundit me te ne telefon.Ngushëllime.

Posted by Naser Rafuna on Wednesday, March 25, 2020
View this post on Instagram

Uh moj Leze cka mu dhimte😢

A post shared by Remzie Osmani (@remzie.osmani) on

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

S.B.

Lajmet e fundit

Loading...