Agjencia Zhurnal.mk
Teknologji

Personi më i paguar në YouTube për 2020 është vetëm 9 vjeç!

Ryan Kaji, nga Teksasi është një djalë 9 vjeç dhe është ai që kryeson në listën e personave më të paguar të YouTube për vitin 2020, sipas një liste të publikuar nga Forbes.

Ai ka arritur të fitojë plot 29.5 milionë dollarë këtë vit. Kanali i tij në YouTube, i quajtur ‘Ryan World’ ka rreth 41.7 milionë subscribers.

“Ai është i famshëm për të ashtuquajturat video unboxing, në të cilat bën revew për lodra të ndryshme. I vogli ka një linjë me lodra, çanta shpine, pastë dhëmbësh, etj- në Target, Amazon dhe Walmart nga të cilat fitoi 200 milionë dollarë vitin e fundit.”-shkruan Forbes.

Me 12.2 miliardë shikime, kanali i tij është i famshëm për review e videove dhe lodrave, shpaketimet e tyre, si dhe eksperimentet shkencore DIY. Sakaq, nuk mungojnë as videot edukative për fëmijët se si të lajnë dhëmbët dhe gjëra të tjera nga historia dhe gjeografia.

Postime të ngjashme

Gjermanët përdorin material të ri dhe krijojnë celular 30% më të lehtë

S.B.

“Bisha” po vjen: Së shpejti telefoni me 18 GB RAM

S.B.

Së shpejti, Apple Watch mund të monitorojë glukozën në gjak pa tërhequr gjak

S.B.

Këto foto nudo tani lejohen në Instagram

S.B.

Qeveria indiane vendos masa të rrepta ndaj rrjeteve sociale

S.B.

Gjithçka që dimë deri më tani për iPhone 13

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...