Agjencia Zhurnal.mk
Bota

Peru: Skandali ndaj vaksinave rritet

Ministrja e Jashtme e Perusë, Elizabeth Astete, ka dhënë dorëheqjen në një skandal në rritje, ku është zbuluar se politikanët e lartë kanë marrë vaksina kundër COVID-19.

Vendi është goditur relativisht rëndë nga COVID-19 dhe ka pasur vështirësi në marrjen e vaksinave. Vaksinimi i personelit të kujdesit shëndetësor filloi vetëm javën e kaluar, njofton Aftonbladet, trasnmeton RTKLive.

Fakti që disa politikanë në atë situatë kanë marrë tashmë dozat e tyre shkaktoi tensione. Astete është e dyta që largohet nga qeveria për shkak të skandalit, pasi Ministrja e Shëndetësisë, Pilar Mazzetti, dha dorëheqjen këtë fundjavë.

Astete shkruan në një deklaratë se ajo mori dozën e saj të parë në janar dhe e përshkruan atë si një “gabim të rëndë”.

Skandali shpërtheu pasi u hap lajmi se ish-presidenti Martín Vizcarra ishte vaksinuar pak para se të përjashtohej në nëntor.

Ai vetë ka deklaruar se e ka marrë vaksinën si pjesëmarrës në një provë klinike të vaksinës kineze Sinopharm.

Postime të ngjashme

SHBA dëbon 24 diplomatë rusë

D V

Pashinyan merr sërish mandatin për krijimin e qeverisë së re

D V

Gjermania lejon një dozë përforcuese të vaksinës kundër COVID-19

D V

Situatë e rëndë me zjarret në Greqi

D V

Miliona evropianë nuk kanë para për pushime verore

D V

Roja i kampit nazist do të dalë para gjykatës në Gjermani

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...