Agjencia Zhurnal.mk
Bota

Peruja pezullon testimin me vaksinat kineze

Peruja pezulloi testet klinike të vaksinës kineze të firmës Sinopharm. Arsyeja: një nga personat e testuar ka probleme serioze shëndetësore. Vaksina kineze është aprovuar tashmë në vende të tjera.

Sipas njoftimeve të Entit Shtetëror Shëndetësor Peruan një nga personat që merrte pjesë në testim ka vështirësi për të lëvizur krahët. Drejtori i Sektorit të Kërkimeve German Malaga u tha gazetarëve se problemi ishte raportuar tek autoriteti mbikëqyrës. Fjala mund të jetë për “sindromën Guillain-Barré”, një sëmundje e rrallë dhe jo-ngjitëse e sistemit nervor që ndikon në lëvizjen e duarve dhe të këmbëve.

Raste të ngjashme në vitet 1970

Raste të ngjashme me këto probleme janë raportuar gjatë vaksinimeve për gripin e derrit në SHBA në vitet 1970. Rreth 450 vetë shfaqën asokohe simptoma të “sindromës Guillain-Barré”, e cila mund të shkaktojë edhe paraliza.

Vaksina e koncernit kinez Sinopharm

Provat klinike për kandidatin për vaksinë të Sinopharmës duhet të përfundonin këtë javë pas testimit me rreth 12,000 vetë. Nëse rezultati do të dalë me sukses, qeveria peruane ka njoftuar se do të blejë deri në 20 milionë doza të kësaj vaksine me të cilën mund të imunizohen dy të tretat e popullsisë së vendit.

Sinopharm ka përdorur metodën me virusë inaktivë për prodhimin e vaksinave. Kjo do të thotë që vaksina nuk ka nevojë të ftohet aq shumë sa vaksina e BioNTech-Pfizer dhe për këtë arsye mund të transportohet dhe të ruhet më lehtë.

Sidoqoftë Sinopharm, si dhe prodhuesit e tjerë kinezë, nuk ka botuar ende asnjë të dhënë për sigurinë ose efektivitetin e serumit të tij. Reputacioni i prodhuesve kinezë të vaksinave ka pësuar po ashtu dëmtime  pas skandaleve për produkte të skaduara ose me cilësi të dobët.

Ndryshe nga Peruja Emiratet e Bashkuara Arabe e kanë miratuar tashmë për përdorim të gjerë vaksinën e Sinopharmës. Në fazën e tretë vendimtare të studimit rezultoi një efektivitet prej 86 përqind, tha Ministria e Shëndetësisë në Abu Dhabi.

Emiratet e Bashkuara Arabe i kanë dhuruar 50.000 doza të vaksinës kineze të firmës Sinofarm Egjiptit, të cilat do t’u vihen në dispozicion qytetarëve falas./DW

Postime të ngjashme

Në Danimarkë zbulohen 31 lloje të ndryshme të COVID

S.B.

Paralajmërimi i Faucit: Është shumë herët për t’i dhënë fund kufizimeve të vendosura nga COVID-19!

S.B.

Mianmar, dy protestues u vranë nga policia

S.B.

Shpërthimi i fuqishëm në Guinea Ekuatoriale, të paktën 15 persona të vdekur

S.B.

Rritet sërish numri i infektuarve me koronavirus në Evropë

S.B.

Merkel: Të mos kthehemi tek modeli i vjetër i roleve

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...