Agjencia Zhurnal.mk
Bota

Përurohet shërbimi i trenave të drejtpërdrejtë të mallrave Wuhan-Milano

Tregtia hekurudhore në rritje të shpejtë midis Kinës dhe Evropës, nga 6363 trena mallrash në vitin 2018, në 12.406 më 2020-n, tani është shtrirë në Itali, me trenin e parë që u nis nga Wuhan tri javë më parë.

Oliviero Fiorini, ekonomist dhe analist tregtar në “ABS Securities” në Milano, i shpjegon “Xinhua” se tregtia midis Kinës dhe Italisë tashmë po forcohet dhe kjo do të shtojë një mundësi të re që do t’i bëjë lidhjet tregtare më të shpejta dhe më efikase.

Në vitin 2019, Italia nënshkroi një Memorandum Mirëkuptimi me Pekinin në nismën “Një brez, një rrugë” dhe në atë vit Kina ishte përsëri një nga partnerët e parë tregtarë të Italisë. “World Factbook” raportoi se Kina ishte blerësi i nëntë më i madh i produkteve italiane vitin e kaluar, duke zënë 3% të eksporteve totale të vendit. Por të dhënat nga “TRA Consulting” tregojnë se më parë një përqindje e vogël e tregtisë midis Kinës dhe partnerëve të saj evropianë ishte bërë me tren: vetëm 2% e totalit në vitin 2017, krahasuar me 6% me transport rrugor, 28% nëpërmjet ajrit dhe 64% me transport detar.

Trenat midis Kinës dhe Evropës marrin mesatarisht 21-22 ditë dhe janë një rrugë e mesme midis transportit ajror dhe atij detar

Postime të ngjashme

65 palesinezë dhe gjashtë izraelitë të vdekur nga konflikti katër ditorë në Gaza

N E

Në 24 orët e fundit Meksika ka regjistruar 267 viktima nga Kovid-19

N E

Spanja pret rreth 45 milionë turistë të huaj këtë vit

N E

Lehtësohen masat kufizuese, Greqi do të lejohen dasmat dhe pagëzimet, por me disa rregulla specifike

N E

Këshilli i Sigurimit i OKB-së zhvilloi takimin urgjent për situatën në Jerusalem

N E

Bullgaria me qeveri tranzitore deri në zgjedhjet e parakohshme në korrik

N E

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...