Përurohet shëtitorja pranë bregut të Vardarit në rrugën “13 Nëntori”

Shkup, 26 korrik  – Shëtitorja pranë bregut të Vardarit në rrugën “13 Nëntori” asnjëherë nuk ka qenë më e bukur, më humane dhe më e qasshme, e si asnjëherë më parë përplot me njerëz, qytetarë, shkupjanë, të cilët tani përfundimisht mund të kënaqen me hapësirat e gjera, deklaroi sot kryetari i Qytetit të Shkupit, Petre Shilegov, gjatë promovimit të shëtitores së rikonstruuar.

 

Siç informoi Shilegov, rikonstruimi i shëtitores i përfshiu 12.500 metra katrorë rregullim të sipërfaqes së përgjithshme e cila konceptualisht lidhet me objektet të cilat gravitojnë nëpër këtë shëtitore, ose me të ashtuquajturat kafiteritë e Shkupit.

“Në këtë drejtim është bërë kyçje tërësisht e re, shteg tërësisht i ri dhe për herë të parë edhe integral për personat me aftësi të kufizuara. Janë vendosur ulëse të reja, kosha të rinj për mbeturina, zhardineri të reja për pemët që janë në radhë të cilat tërësisht i lirojnë rrënjët e drunjëve si edhe kandelabarë, reflektorë për ndriçim por edhe shtylla të reja betoni dhe shtylla të reja elektrike për shkak të realizimit të ndalesës për parkim në këtë hapësirë”, tha Shilegov.

Me këtë, siç theksoi, është liruar më shumë vend për këmbësorët dhe çiklistët përmes parandalimit të plotë për mundësinë e parkimit ilegal të këtyre hapësirave dhe kufizimin serioz të automjeteve të cilat mund ta përdorin ose fare të mos e përdorin, atë që më parë ishte e njohur si rrugë shërbyese për automjetet.

“Shëtitorja ka hapësirë të mjaftueshme për të gjithë shfrytëzuesit e tij, gjegjësisht për qytetarët të cilët mund ta përdorin për shëtitje, për pushim dhe relaksim si edhe për bizneset të cilat ekzistojnë këtu prej më shumë dekadash, me qëllim që tradita e hotelierisë në Shkup në vazhdojë në drejtimin më pozitiv të mundshëm”, shtoi Shilegov.

Me rikonstruimin, tarracat të cilat i shfrytëzojnë objektet hotelierike tani janë unifikuar, me dimensione të njëjta, të organizuara në mënyrë në të cilën mund të vijë në shprehje pamja e shëtitore në rr. “13 Nëntori”.

Shilegov theksoi se furnizimi i mallit për kaifteritë do të mund të bëhet për Qendrës Tregtare të Qytetit pasi, siç tha, restorantet janë pjesë e operatorit ekonomik të QTQ-së. 

Related posts

Deklaratë e ministres së Arsimit dhe Shkencës, Milla Carovska (drejtpërdrejtë)

N E

Hoxha zgjidhet shef i Shtabit zgjedhor të Lëvizjes BESA

D V

Vërtetohet teksti i Propozim-ligjit për barnat

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com